Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
VJESHTË
 
Ku ka më bukur se në vjeshtë?
Vetë çmendurisë rrobat i rrinë ngushtë,
Ylberizon çdo pemë e fletë,
Sokakët e dehur të dehin me musht.
 
 
NË MUND
 
Ja vjen një çast në luftën e jetës,
Në lumin absurd të hidhesh mes dallgësh,
Me shpirt ndër dhëmbë të kërkosh bregun tjetër,
Pak tokë të prekësh e prej lumit të dalësh.
 
Ja, ike pak i qetë drejtimit të rrjedhës,
Ja,marrëzisht u nise kundër saj,
Ja,një kurorë dafinash mbi kokë të presësh,
Ja, një grusht lotësh të hemët në vaj.
 
Për pak lumturi a lavdi i bëre të gjitha,
Të shpallën hero a të ngritën dhe bust;
Veç një varrezë me lopatë pret ca plisa,
Një kortezh me litar zbret një tabut.
 
Në kalvarin e mundimshëm pa anë e pa fund,
Kuptim të vërtetë ka veç fjala “shëllirë”,
O njeri,përpiqu të lësh pas vetes, në mund,
Të thonë pak njerëz:”Iku një i mirë!”
 
 
Mos m’i akuzoni
 
Mos m’i akuzoni erërat
Aq më tepër në vjeshtë,
Edhe në pranverë.
Janë vajzat më të bukura,
Me flokë të shpleksur për t’i patur zili,
Vrapojnë maramendthi mbi taka,
Vetëm vrapojnë
E s’duan të kthehen në asnjë parukeri.
 
 
PA PJESË
 
Më thanë të vrapoja dhe i thyeva këmbët,
Kalova mbi gjemba dhe gurë zbathurisht.
Deri në bërryl lakmia kish përveshur mëngët,
Sinorët e lumturisë po ndante natyrisht.
 
Prita e prita si mali dëborën,
Vere ishte e toka gulçonte në djersë.
Askush nuk më foli,askush s’më dha dorën,
Veç një zë më tuje : “për ty nuk ka pjesë!”
 
Kërkova në fund veç një majë shkëmbi,
Prej andej të fluturoja në të zezën humnerë.
Hodha sytë.Atje mizëria më trembi.
Dhe për të vdekur,sinori duhej blerë.
 
 
AS…,AS…
 
E mbylla çadrën në rërën e detit
E deti pas meje hesht,pa një dallgë,
Nuk i luan për besë asnjë qerpik.
Sesi më vjen,vetes t’i hap plagë
E plagët t’i mbush të tëra me kripë.
Larg njëri-tjetrit si do rrimë të ndarë?
As më fton zemërgjeri,as më thotë: “ik”.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s