Poezi nga Erjon Hamdi Muça
 
 
***
 
Nuk më qëlloi asnjëherë
Të prisja dikë që nuk do të vinte;
Ose që s’erdhi kurrë.
Apo ndoshta po!
Nuk më kujtohet.
Ndoshta edhe pa e ditur
Jam ende duke pritur
God- otin që nuk do të vijë;
Do t’a pres,
Do t’iki por ai as është nisur
Dhe as do të mbërrijë.
 
 
Një dru
 
Kam para syve një dru,
të cunguar,
të vdekur,
të tharë.
E dikur kish qenë
më hijerëndi,
madhështori,
rrap shekullor.
 
Nuk vdiq ashtu menjëherë,
vdekja i erdhi ngadalë,
pa u ndjerë,
tradhëtare.
Nisën ti bienin gjethet në praneverë,
kur pylli shpërthente sythe të freskëta,
ledhatre.
 
Më dhimbti shumë,
kur e pashë të vdekur.
Ashtu,
mbi tokë,
pa varrosur,
pa tretur.
 
Dhe dëgjoja zhurmëtinë,
një zukatje shurdhërisht dërmuese.
Në atë trup karakatinë,
luhej muzikë,
shpirtë shpuese.
 
M’u duk sikur më foli,
mjerania pemë e vdekur.
E dëgjova me shpirtë trazuar,
atë zë vdektar,
të mekur.
 
“Nuk është muzikë or mik i mirë,
janë tartarë,
parazitë të hazdisur.
Hanë e hanë e skanë të ngopur,
dhe pse të vegjël janë të shumtë,
të babëzitur.”
 
Mbahej e gjora pemëdru,
ndonëse trupin kish shoshë të shpuar.
E dija që nuk e kishte të gjatë,
në të parën erë të fortë,
do të shtrihej,
në tokën gjetheshtruar.
 
 
***
 
E çuditëshme kjo Hanë,
Sonte; si e shtrirë
E fjetur.
A thua se sonte,
Pas miliona vitesh,
Andrrën ma të bukur,
Ka gjetur.
 
 
Vetëm ti
 
Mbrëmë ishte hënë e plotë,
e artë, e madhe,
a thua se ishte nisur dhe,
do ulej me ne, mbi tokë.
 
Mirëpo ti s’e pe;
eh sa hëna të plota ke humbur
në këtë vit shkurtimisht të gjatë,
megjithëse ty, as tek hëna, e as
tek yjet s’ë bëhej vonë, për ty
ato ishin tepër larg.
 
Eh! Ti ishe ti, s’ishe i mirë
e as hiqeshe si i tillë; ç’dokush
që donte të të qëndronte pranë,
duhet të të pranonte pa kompromise,
tiraninë tënde memece,
ose, i lirë ishte të ikte.
 
S’ishe aspak prefekt,
kishe dritëhijet e tua;
ndoshta pikërisht, tek kjo qëndronte
perfeksioni yt; nuk e fshihje
kurrë njollën tënde të murmë,
pas ndonjë dielli verbus.
 
Tash që s’je, ndjej se të ngjas,
natyrisht, jo plotësisht, kam
dritëhijet e mia; unë s’jam i mirë
por hiqem si i tillë, s’jam aq kokëshkretë,
sa të pranoj ikjen e të tjerëve
pa as më të voglin pendim.
 
Tash që jam, ti më mungon,
i kam humbur dritëhijet që kishe,
përgjithnji, por që kur i kujtoj,
s’më revoltojnë si atëherë kur ishe;
tani më dhurojnë veç buzëqeshje.
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,554 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List