Poezi nga Lefter Shomo
GRIMCË HAREJE
O çast që mbart përkohshmëri
Ti, grimca e haresë
As edhe me perjetësinë
Nuk të ndërroj , për besë.
Lefter Shomo K/ 053 k.m.α.
LOT I RËNDË SA TOKA
Loti i së pasurës fëmijë
Në bollëk rritur, s’ rëndoka..
I djalit t’ varfër therr si thikë
Rëndë peshon sa toka.
Lefter ShomoK/054k.m.α.
***
Buzëqeshjen tënde aq të dlirë
Gjithë meshkujt e lakmojnë
E mbajnë në sy edhe në shpirt
Në gjumë e ëndërrojnë.
L.ShomoK/049 k.m.α
DALLGËT DHE UNË
Dallgët furishëm, m’egërsi
Me huqet e të sertit
M’ u bënë mësime, dituri,
Më thanë ç’ është deti.
Lefter ShomoK/ 051 k.m.α.
***
Ah, loti yt që del, qëndron
Atje në cep të syrit
Qaj edhe pak se të tregon
Një ndjenjë xhevahiri.
Lefter Shomo K/050 k.m.α.




























Leave a Reply