Poezi nga Luan Rama

 
Poezi nga Luan Rama
 
 
Të pëlqen Caravaggio?
 
Shtrirë në shtrat ai kundronte supet e saj të xhveshur
ijet e kolme, kofshët,
dhe buzët e pulpta nën dritën okër,
– Të pëlqen Caravaggio ?
Ajo qeshi dhe fshehu gjinjtë e e saj të lëshuar
dhe ai e puthi sërish si i çmendur,
aromë kurmesh
dihatje dhe kërleshje trupash,
rënkime si himne qiellorë
në dritën okër mbi shtrat
pinte ujë dielli dhe mushtin e saj
pa mundur të ngopej me mrekullitë e kësaj bote,
mrekulli zjarri e mjalti
ku gjithçka përkundej me ritmin e gjakut
dhe frymën e shpirtit…
Ç’sakrilegj i madh i Caravaggio-s
të shfaqte mbi telajo të dashurën e Jezusë,
humbur në puset e heshtura të ekstazës,
ç’mrekulli ajo ngjizje e jetës dhe e dashurisë!
 
 
Shekspiri nuk mundi ta gjente enigmën e llojit njerëzor
 
I habitshëm lloji njerëzor
që me forcë Prometeu krijon të pamundurën
dhe pastaj e shkatëron me tërbim atë,
që zhvendos male e ngre diga gjigande
dhe pastaj i bombardon me tërbim ato,
është njeriu që zbuloi enigmën e atomit
dhe që tani kërkon të shuajë llojin njerëzor.
Nga Anjshtanji dhe zbritja në hënë
e deri tek talibanët e të gjitha ngjyrave koha s’ka ndryshuar,
jo, nuk janë hyjnitë që na kanë mallkuar,
në Hiroshima ku të rinjtë putheshin në parqe
dhe fëmijët dilnin nga shkollat
këpurdha bërthamore i mbuloi të gjithë
në një re tymi dhe pluhuri mortor,
” dielli ” me mijra gradë Celcius
digjte mbi sytë dhe trupat e tyre të njomë,
veç ofshama dhe krijesa të verbuar
nga një vdekje e rrufeshme,
një llavë vrasëse e shuan gjithnjë një Pompei të ri.
Sot, zbulimi më i madh është kthyer në një makth njerëzor,
Putini kërcënon me bomba bërthamore
dhe një çmenduri e tmerrshme diabolike
endet si një re e zezë mbi kokat e fëmijëve
që nesër botën do të mbajnë mbi duar.
Të gjithë janë aty në galerinë danteske,
diktatorë, mbretër, princër dhe gjeneralë,
mjeshtër të gijotinës,
mizantropë, uzurparorë, ithtarë të Makiavelit gjithashtu,
dhe mjerisht ballë tyre në galeritë e errta të Hadit
ndodhen po ashtu ithtarë të shkencës dhe artit,
është lloji njerëzor me të kundërtat e tij,
revolucionarë, kundër-revolucionarë, anarshistë, fashistë,
« të dehurit » e Zotave me flamujt e Daesh-it,
vrasës diabolikë me fytyrën e Neronit dhe Hitlerit
më djallëzorë se Denisi i Sirakuzës,
hije të një Makbethi në jerm
të ngjashëm të Rikardit të III-të, me petkun e kuq të gjakut.
Jo, Shekspiri nuk e gjeti dot enigmën e llojit njerëzor,
as orakujt e Delfit,
të gjithë kanë shkuar në botën tjetër
me sy të shuar, bërë hi,
të vrarë si në “Natën e errët të Shën Bartolomeut”
që rridhte e paqtë buzë Senës,
në sytë e dashnorëve mitikë.
Askush tani nuk i përmend medaljet që morrën Cezarët e shumtë të Romës,
hiri i tyre nën tokë bashkuar është me atë të skllevërve dhe gladiatorëve,
brohoritjet e arenave kanë heshtur
por flakadanët e kalorësve të errësirës vazhdojnë të ndizen.
Ç’ndodh vallë në turmën njerëzore
ku krah për krah janë fytyra vrasësish
antikë e modernë,
dhe ballë tyre trubadurë të paqes dhe dashurisë.
Si mund të ndodhë kjo, pyesin utopistët
duke kërkuar të gjejnë ADN-në e krimit
farën brutale të masakrës,
britmën e urrejtjes
për ta zhdukur atë nga labirinthiet njerëzore,
Medeat, Meduzat dhe Çirçet moderne
i sheh sot tek shëtisin në sheshe metropolesh
vetëm një gjëmë e madhe e rruzullit
mund të sjellë një njeri të Ri,
një tjetër ag për të rindërtuar gjithçka të rrënuar më parë,
për të bërë katarsis në shpirtin e njeriut
që krimi të mos të hedhë rrënjë kurrë midis nesh.
“Kudo ku ka një njeri, – shkruante Seneka
ka vend për të dhuruar dashuri »,
ç’dhuratë e shenjtë dashuria e munguar për një tjetër botë
në këtë rendje marramendëse nëpër qerthullin kozmik,
sot është koha të duash atdheun tënd e njëherësh atdheun e tjetrit,
altaret e popujve dhe vendet e tyre të shenjta,
të ndërtosh ura nga njëri cep i botës tek tjetri,
ura të mëdha dashurie…
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,798 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List