Skicë nga Marjeta Shatro Rrapaj


Zemërim

Mbërthyer nga kthetrat e zemërimit ai hyri në shtëpi si i xhindosur, përplasi fort derën pa u shqetësuar se mund të trembte familjarët. Para i doli e shoqja , e cila nisi ta pyeste se pse ishte në atë gjendje.
Me një lumë fyerjesh e sharjesh i’u kthye asaj që e kishte duruar gjithmonë në heshtje. Përplasi derën e frigoriferit, diçka po kërkonte por nuk po e gjente.
Rrëzoi disa pjata dhe gota që u bën mijëra cifla dhe nga zhurma dolën nga dhomat e tyre fëmijët që po e shikonin të tmerruar.
Filloi t’i shante edhe ata, sytë i ishin errur, nuk dinte se çfarë thoshte dhe çfarë bënte. Ishte kthyer në një bishë e tërbuar pa e kuptuar as vetë.
Kishte dalë herët në mëngjes për punë dhe askush nuk i ishte afruar. Kishte hyrë në lokalin e pijetarëve të papunë të qytetit, të grupuar në kategori vjetërsie.
Pra nuk ishte i vetmi, kishte me qindra të pafatë si ai.
Dikush i kishte ofruar një gotë rakie, nuk i kishte rezistuar dot dhe e kishte kthyer me fund.
Gjaku i kishte hipur në kokë, kur kishte parë të kalonin eskortat e pushtetarëve me xhama të zinj.
Gjithë mllef u ishte drejtuar njerëzve më të dashur duke u thënë:

“Me pranga lidhur këmbëve zvarriten një kastë njerëzish pas karrigeve të pushtetit, ca shpirtra të shitur pas partive që në mendje kanë veç mashtrimet që gërryejnë pafajësinë naive. I pinë gjakun shoqërisë dhe helmin ia kanë projektuar në deje me anë të djallëzisë. Sytë u ndrijnë për vlerat monetare, për shthurjen e degradimin.”

U freskua me ujë të ftohtë për t’ u qetësuar disi.
Gruaja e kishte ftuar të bisedonin bashkë me fëmijët.
Ishte ulur dhe po priste t’i dëgjonte.
Ajo i tha se situatat e vështira do t’i kalonin së bashku si gjithmonë, mjaftonte të bisedonte i qetë, se do e gjenin dhe një zgjidhje.
Fëmijët i shprehën se mund të punonin edhe ata për të ndihmuar për ekonominë e familjes. Ishin plot të rinj që bënin punë sezonale si kamarierë, ndihmësa, pjatalarës, pastrues hotelesh.
Ai i ndiqte me vëmendje dhe po kuptonte se sa shpejt ishin rritur dhe ai as kishte pasur kohë t’i shihte ndryshimet e tyre. I ndieu si shokë që po qanin hallet bashkë, mbushi sytë me lot dhe i përqafoi fort. U kërkoi falje për frikën e shkaktuar nga gjendja depresive.
Kur ka dashuri, kudo ka mirëkuptim e zgjidhje të menjëhershme.
U përqafuan fort të katërt dhe premtuan se do t’ia dilnin të bashkuar. Koha nuk do t’i mposhtte dot.
Bashkimi ishte një forcë e jashtëzakonshme që nuk pyeste për varfërinë e përkohshme.
Jeta po i thërriste të hidhnin pas të shkuarën dhe të luftonin fort për të ardhmen.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,798 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List