Poezi nga Eli Llajo
 
 
FRYMËRIM I SHPRESËS
 
Qielli po qan 
pemët qajnë
degët e tyre bërtasin.
 
Tymi e mbyti diellin,
por nuk pranon të perëndojë
shqetëson të gjallët
zogjtë fluturojnë pa destinacion.
 
Ku janë foshnjat e tyre
ku janë miqtë e tyre
pemët;
befas u bë natë,
vetëm shkëlqimi i zjarrit
me erën e fortë në krahë,
nxin, pëlcet gurët,
shkatërron atë që prek.
 
Hëna e zbehtë vëzhgon
nuk ka njerëz,
vetëm dallgët përplasen në shkëmbinj,
duan të ngrihen, e pamundur
për të arritur gjer te flakët…
 
Toka e nxirë, hirit merr frymë,
heronj të paparë i ofrojnë ujë
ajo e gëlltit …, merr frymë përkohësisht
frymë shprese,
mes dhimbjen së heshtur……….
 
Arsyeja këtu nuk përshtatet..
as ankesa ndaj erës…..
 
Në mëngjes
e zeza, grija, heshtja,
e lidhën shpirtin në nyjë,
me vështrim në kërkim të jetës,
në degët e gjelbra
të një trungu të nxirë
ku ndalon një shqiponjë,
dhe shikon….
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,438 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List