Solveig von Schoultz
Kalendari poetik: Solveig von Schoultz (1907-1996)
U lind 115 vite më parë, më 5 gusht 1907, Solveig Margareta von Schoultz, shkrimtare dhe poete finlandeze që ka shkruar në suedisht. Shkroi poezi, libra për fëmijë, pjesë teatrale, drama televizive dhe radiofonike. Fitoi shumë çmime për veprën e saj letrare: Svenska Dagbladet Literature Prize, Swedish Academy of Finland Award, Edith Södergran Prize, Bellman Prize, Nils Ferlin Prize, Längmanska Prize dhe Samfundet De Nio Special Prize-. Ja një poezi prej saj:
NJË SQEP I PANJOHUR
Një sqep i panjohur shpoi gjoksin tim
atje mbeti ndërsa një zog me të thëthinte
dhe unë rrija
pothuaj pa ndjerë dhimbje
sepse sa kohë që zogu gjakun pinte
dhe sqepin fuste më thellë
nuk dija
nëse isha gjakosur për vdekje
apo isha shndërruar në zog.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply