Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
FLIJIM KËRKOHET SËRISH
 
Sonet
 
I pandryshuar mbetesh porsi guri,
zemra të ruan të jetosh denjësisht,
flijim prapë duhet të ringrihet muri
aty ku enkas e shembin pabesisht.
 
Dora të gdhend e të ngre në lartësi,
atje ku krenaria jote këtë dëshiron,
shkallëve të jetës pa shkelur asgjë
e te pragu i derës ndarja të rëndon.
 
Dhe me dhembshuri zemra të ther,
për humbjen s’do kërkosh mëshirë,
i pandryshuar do t’mbetesh, si gur.
 
Në tokë, edhe nëse vdekja të merr,
për t’u ngjitur lart është e vështirë,
flijim tjetër duhet të ringresh mur.
 
 
DUKE THITHUR AJRIN
E DY EPOKAVE
 
Kam lindur pas mesit të shekullit
                                           të kaluar
dhe në fillim të këtij shekulli jetoj
duke thithur ajrin e të dy epokave
në kohë dhe në hapësirë qëndroj
 
Shtigjeve të vështira që s’di se si
valët në ç’brigje do të më hedhin
jeta mes lumturisë dhe të keqës
më tundon vazhdimisht s’ndalet
 
Ditëve të gjata e netëve të errëta
rrugëve t’spërdredhura çuditërisht
pa mëshirë koha duke më shkelur
me terr e dritë fijeve të shpirtit
 
Në gjysmën e dytë të atij shekulli
jetoja me kohën e rinisë sime
kur zemrën ma ndizte dashuria
dhe unë fluturoja mes ëndrrimeve
 
Herë-herë n’mbretërinë e errësirës
urrejtja në zemër më ka sunduar
por një vështrim e një buzëqeshje
dashurinë nga robëria m’ka çliruar
 
Dhe jetoj në fillim të këtij shekulli
në pjesën e shëndoshë të tokës
                                                   sime
me tërë moshën e atyre brezave
që u flijuan për vendlindjen e tyre
 
 
TË DEHUR NGA ËNDRRAT
 
Shmangia jonë nga qendra e rëndesës,
Na bën të humbasim drejtpeshimin,
Të tjetërsohemi duke hyrë në zonën e ndërprerjes.
 
Na përzihet gjaku, jeta bëhet e hidhur,
Shkëputemi prej trungut, prej atij shkëlqimi të lashtë,
Dihet zanafilla jonë, dhe s’e fshehim ndonjëherë krenarinë;
Për shembëlltyrën e qëndresës, për ajrin që e thithim,
për plagët në trup, të mbuluara me petkun e qenies sonë.
Për petkun mbrojtës nga rrebeshet e stinëve historike.
 
Tani, të tëhuajtur me një letërnjoftim të ri
Duke u ngjitur shkallëve të botës pambarim
Të pajisur pa pajtim shpirtëror me artifice
Detyrojmë veten që të jetojmë më ndryshe,
Të mendojmë ndryshe, të ecim ndryshe.
 
Të dehur nga ëndrrat
Lejuam ta sulmojnë nga brenda
Kryeqytetin e lirisë
Për të na e përmbysur e për të na e shkulur edhe shpirtin
Nga rrënjët tona të mbështjella me dashuri e përjetësi.
 
 
DYSHIMI MOS TË NA BREJË
URËN E DASHURISË
 
Uroj të jetë dita më e bukur në jetën tënde
Asnjë fije trishtimi mos të endet në zemër
Ajo dhimbje le të merrë trajtën e dashurisë
Të shuajë dalëngadalë kujtimin e hershëm
 
Kurora e ëndërruar le të kërcas si kristalet
E borës kur shkelet nga hidhërimi i viteve
Që të tretet me ankthin e pritjes në sytë tu
Të shndërrohet në shkëndijë të së ardhmes
 
Tisi i purpurt në fytyrën tënde mbart bukuri
I jep frymëmarrje shpresës këngës së mallit
Të dëgjoj zërin tënd, dyshimi mos të na brejë
Urën e dashurisë të ngritur bashkē ne të dy!
 

One response to “Poezi nga Sahit F. Osmani”

  1. Islam Gegaj Avatar
    Islam Gegaj

    “Flijim kërkohet sërish”,është sonet(tingëllimë)që ka si lajtmotiv qëndresën e popullit tonë ndër shekuj.Kalaja e fortë me mure të ngritura bërë prej guri,qëndron e pamposhtur edhe pse ka pësuar ca dëmtime në luftëra të gjata.
    Soneti është poezi e veçantë prej katër strofave e katërmbëdhjetë vargjeve(dy strofat e para me nga katër vargje e dy të fundit me nga tre vargje),janë poezi unike.
    Edhe tre poezitë tjera kanë ideotematikë të ngjashme,por nuk e përmbushin dot kuptimësinë e poezisë së parë,sonetit(tingëllimës).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,803 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List