Julia Hartwig
 
Kalendari poetik: Julia Hartwig (14 gusht 1921-14 korrik 2017)
 
Sot mbushen 102 vite nga data e lindjes së poetes polake. Studimet i kreu gjatë pushtimit gjerman duke ndjekur universitetet klandestine në Varshavë dhe Lublin. Gjatë LIIB në Poloni vepronin dy formacione të armatosura: Armija Ludowa e drejtuar nga kominstët dhe Armija Krajowa e nacionalistëve; Julia u rreshtua me nacionalistët.
Në vitin 1947 fitoi një bursë studimi nga Franca, ku qëndroi deri në vitin 1950.
Fillimet letrare i pati në vitin 1956, me përmbledhjen Pożegnania (Lamtumira), që u pasua nga shumë botime të tjera. U shqua edhe në përkthimet nga gjuha frënge prej nga përktheu autorë të njohur si Apollinaire, Cendrars, Mishaux, etj.
Gjatë viteve 1970-74 jetoi në SHBA me bashkëshortin, poetin e përkthyesin Artur Międzyrzecki. Më pas çifti u kthye në Poloni dhe poetja u bë përkrahëse e flaktë e lëvizjes antikomuniste Solidarśc e prirë nga Lech Valesa.
Nobelisti Czesław Miłosz e quante “zonja e madhe e poezisë polake”. Ja një poezi e saj:
 
SA HERË QË HAS…
 
…Me kerubinët dhe serafinët s’kam gjë. Por nga dreqin futen në kopsht këta korba të dhjamosur, që bëjnë të hepohen degët e pemëve nga pesha e tyre?
Më mrekullon çdo trumcak që kërcen si sustë, çdo maçok endacak. Oh, ti botë e ndërmjetme, e mistershme, ti ende vazhdon?
Sa herë hasem ballë për ballë me ndonjë qen, që më vështron gjithë shpresë dhe këmbëngulje, më shkon mendja se ai është dënuar me heshtje, për shkak të shpërdorimit që i bëj gjuhës me mburrje dhe tonit të rremë të saj.
 
 
maks
 
© shqipèroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,418 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List