Poezi nga Teresa Wilms Montt (Santiago, Kili, 1893 – Paris, 1921)
 
 
TRI KËNGË
 
Dedikim
 
Për ty që ike pa dëgjuar këngët e mia,
duke më lënë një ngashërim mbytës në fyt.
 
 
III
 
NATA
 
Qaj, shpirti im, qaj!
Qaj për natën e shkretë, qaj për yjet që janë lot rrëzëllues prej kristale misteri!
Qaj për heshtjen e zezë të peizazhit dhe të shkëmbinjve të akullt në horizont që zhduket.
Qaj për zogun fatthënës në majë të selvive dhe për gjarprin e zhgënjyer në zgavra lisash!
Qaj, shpirti im, qaj për ankthin e të vdekurve të harruar dhe për çka mbeti nga anija e mbytur!
Qaj, për urën e padobishme, e cila e ka zhytur në ujë gjysmën e trupit të saj.
Qaj për bukurinë e humbur të statujave të gjymtuara!
Qaj, shpirti im, qaj për detin e egërsuar, që me zhurmën e tij të egër emocionon qiellin!
Qaj për djepin bosh!
Qaj për ekstazën e liqeneve të turbullt dhe për vështrimin e ngrirë të llambës së fikur!
Qaj për ortekun e dëborës që rrafshon rrugën dhe e bën njeriun më të mirë!
Qaj për parinë dhe për gruan e mohuar në shtratin e spitalit!
Qaj shpirti im qaj për nënën, të cilën egërsia e njeriut i rrëmbeu fëmijën nga gjoksi dhe e la vetëm në mes të jetës!
Qaj, shpirti im, qaj për ata që nuk gjejnë ngushëllim, që, me shpirt të vdekur, nuk bëjnë më asgjë dhe nuk presin më askënd!
Qaj, se fati yt po mbytet në ngashërime!
O motër Natë! Nga e qara e madhe po të verbohet drita e syrit.
O, natë! Fati i keq po më ndjek pas dhe e trishtuar mbytem në lot, prandaj, do futem në gjirin tënd dhe do mbështes kokën, sepse vetëm aty gjej prehje.
O, natë! Nëse je brengosur aq shumë nga të qarat, dije se lotët që ke derdhur, janë bënë yje për të ndriçuar udhën e fatkëqijve!
O nata ime! Lotët e mi janë si lavë e zjarrtë që lënë brazda, aty ku rrjedhin. Ato, dalëngadalë, gërmojnë varrin e iluzioneve të mia.
Nata ime! Në zymtësinë tënde despotike, të një mbretëreshe të pikëlluar, gjej ngushëllim motre…
O natë! Eja, bashkë me vdekjen! Eja se, në plagët e mëkatit, dua të ndjej shenjtërinë e tokës që do të më mbulojë!
Eja, vdekje! Eja më merr dhe më përkund në krahët e tu eshtakë!
Eja dhe më jep puthjen e harresës!
 
Shënim: Dy këngët e para, janë dhënë në FB. ALBAS, do të botojë veprën letrare të kësaj autoreje, sa e panjohur aq edhe e veçantë dhe interesante, në Panairin e ardhshëm.
 
 
Bajram
 
Shqipëroi : Bajram Karabolli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,418 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List