Jorge Luis Borges
 
Kalendari poetik: Jorge Luis Borges (1899-1986)
 
U lind 124 vite më parë në Buenos Aires, Jorge Luis Borges, poet, shkrimtar, eseist, përkthyes e akademik argjentinas. Vuante shumë nga sytë dhe rreth viteve ’60 pothuajse u verbua krejt; gjithsesi as kjo sëmundje nuk ia uli dëshirën dhe vrullin Borgesit. Pati bërë emër të madh si krijues jo vetëm në Argjentinë, por në mbarë botën duke fituar çmime dhe mirënjohje të shumta jo vetëm në vendin e tij. Çmimin Nobel nuk ia dhanë kurrë; por kjo s’e cënoi aspak lavdinë e fituar me veprën e tij. Ditët e fundit të jetës i kaloi në Gjenevë, Zvicër, ku edhe u varros sipas dëshirës së Poetit. Ja përzgjedhja e sotme:
 
E SOTMJA
 
Shekujt ku janë, ku ëndrrat
e shpatave që tartarët ëndërruan,
ku, muret e fuqishëm që u rrënuan,
pemë e Adamit dhe ajo pema tjetër ku është?
 
Vetëm e tashmja është. Kujtesën
koha e ngre më këmbë. Vazhdim dhe mashtrim
edhe zvarritj’e mërzitshme e orëve. Edhe viti,
s’është më pak i kotë se kotësi e historisë.
 
Mes natës dhe agimit një humnerë
agonish, dritash e vëmendjesh;
Fytyra që kqyr pasqyrave të rrjepura
të natës, e njëjta nuk është.
 
E sotmja përherë në arrati, e ëmbël dhe e përjetshme:
nuk pret tjetër qiell, tjetër ferr nuk pret.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,438 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List