Jorgos Themelis
Kalendari poetik: Jorgos Themelis (1900-1976)
Sot më 23 gusht është 123 vjetori i lindjes së Jorgos Themelis, ((Γιώργος Θέμελης), poet, eseist dhe dramaturg i njohur grek. Studioi Filozofi në Universitetin e Athinës, por emri i tij lidhet më tepër me Selanikun, qyteti ku u ngjiz personaliteti i tij poetik dhe punoi si pedagog në universitetin e e atjeshëm. Disa nga poezitë e tij u muzikuan nga kompozitori Stavros Kujumxis.
Ja një poezi nga poeti grek:
DRITARE E XHVESHUR
(Γυμνό παράθυρο)
Thashë ta lë këtë shtëpi pa jetë
Të shkoj e të banoj ndanë detit
Këtu veç hije banojnë ndër zëra të harruar
Kukulla të shqyera ec e jak nëpër shpellë
Lakuriq dritarja tundet çdo natë
Qelqe më s’i kanë mbetur
Përdhe shpërndarë janë gjithandej
Cifla të një dielli të vjetër, të harruar

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply