Ángel Guinda
Kalendari poetik: Ángel Guinda (1948-2022)
Sot, më 26 gusht, të mbushte 75 Ángel Guinda, poet, shkrimtar, eseist dhe përkthyes spanjoll. Ja njëri prej shqipërimeve që kam prej tij:
RREGULLAT E LOJËS
Kur jemi shumë të rinj
jetojmë pa e çarë kryet.
Kur nuk jemi dhe aq të rinj
e kuptojmë sa e vështirë është jeta.
Kur fillojmë e plakemi
bëjmë llogaritë për çka kemi jetuar.
Kur më në fund, plakemi
shmangim mendimet për vdekjen.
Dhe kur mjegullohet shikimi
gjithçka qartë çfaqet, më në fund.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply