Poezi nga Lumo Kolleshi
Para shtëpisë së rindërtuar
(Vëllait tim Avdul Kolleshi)
Më lejo të t’i puth duart e tua,
Të regjurat nga llaçi dhe guri.
Duart e tua të shtrenjta,
Më lejo te t’i puth,vëlla.
Shtëpisë sonë që ngriti dikur babai,
I ke dhënë sërish frymë dhe jetë,
Ia prishe ëndrrën e keqe një gërmadhe.
Lumutrohem që ato duar
E mbajnë varur në qoshe shahullin e tim eti
Dhe ma zbojnë nga sytë trishtimin e rënimit,
Fëmijërinë tonë s’e lanë të vdesë.
MEDITIM ME HAMLETIN
Të kam dashur e prapë do të të dua, Hamlet,
Dhe pa qenë princ,të kam pasur dritë në sy.
Në këtë kohë kur ligësia dhe ëndrrat i vret,
Dilema jote më bashkon me ty.
Si ti, jam një i çmendur për të tjerët,
Dyshues ndihem si një Sokrat i vjetër,
Ngrihem dhe mëngjeset i pres më herët,
Dyshoj dhe për diellin, mos është tjetër.
Dyshoj se këtë botë të bukur ne e prishëm,
Se njërën anë të dilemës tënde pamë,
Se të keqes dhelpërisht i ikëm,
Të keqen palës tjetër gjithmonë ia lamë.
Fjala vjen, kovidin e pamë veç te tjetri,
Vetes sonë i dhamë gjithmonë imunitet,
Harrojmë se te një teshtitje qëndron sekreti
I helmit më të helmët që dikë vret.
Dhe ti më thua prapë:”kjo botë u prish”,
Dhe unë të përgjigjem:”Larg prej resh”.
Të luftojmë të gjithë bashkë sërish,
Të luftojmë të keqen brenda nesh.
NUK E DI DHE…
Bëj vëtert kryqërisht çudinë
Në gushtin tonë të keqtrazuar,
Këmbët e plakura në burg e çojnë vet hirësinë…
Besimi këtu ka perënduar(!?)
DYLLI
Eh, rrugë të gjata, ku nuk më çoni,
Një dhe lë mbrapa, tjetrit, si kali i lë veç patkonjtë.
Megjithatë lumturohuni dhe gëzoni,
Vjeshta do t’i dyllëzojë pa tjetër ftonjtë.
Kur pushin e tyre ta hiqni ngadalë
E t’i varni pastaj në dhomën e miqve në tavan,
Do gjeni nga etimologët ca fjalë,
Se dylli nuk është gjithmonë si thimjam.




























Leave a Reply