Poezi nga Llesh Gjoka

 
 
FËMIJA NË PËRRALLË
 
E pashë në një qiell ëndrrash
duke fluturuar si Nils Holgersoni
lart mbi vise të kthjellta
shtërnguar në qafën e një patoku udhëtar
kërkonte tē pinte buzëqeshjen e diellit.
 
Befas u shndërrua në një Sirenë të Vogël
me një kurorë margaritarësh në bisht
si flluskë e lehtë doli mbi valë
e marrosur pas princit të bukur
në një spektakël me fishekzjarrë.
 
U bë një magjistar kometash
për t’u ngjitur lart tek yjet
por bishtit të saj prej zjarri
nuk i afrohej dot
as Xhani Rodari.
 
U bë një këlysh nga Libri i Xhunglës
për të mësuar sekretet e jetës së egër
duke u kacavarur si majmun
duke notuar si peshk dhe fluturuar si mjelmë
duke nuhatur erërat dhe pikasur tingujt
në tokë dhe në pemë.
 
Pastaj ia zhvati një copë të larme pranverës
me zemrën e tij të bardhë
për ta paraqitur dhuratë
për kostumin e Arlekinos
në festën e karnavaleve.
 
U bë xhuxh,mbret,princ,Borëbardhë
duke udhëtuar rreth botës së madhe pa skaj
dhe u përhumb
si një mjegull e ndritshme
në një tjetër përrallë.
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,411 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List