Johann Wolfgang von Goethe
 
Kalendari poetik: Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832)
 
Si sot 274 vite më parë, më 28 gusht 1749 u lind Johann Wolfgang von Goethe, shkrimtar, poet, dramaturg dhe diplomat gjerman, ikonë e letërsisë gjermane dhe botërore për të gjitha kohët. Shkrimtarja britanike George Eliot ka shkruar për të: «…nga më të mëdhejtë ndër letrarët gjermanë dhe i fundmi njeri i përbotshëm që ka ecur mbi këtë tokë.»
Ja një shqipërim imi me këtë rast:
 
LAMTUMIRA
(Abschied)
 
As njëmijë puthje s’më ngopnin kurrë,
Më në fund me një shkova i mërzitur;
Brengosur sa s’ka nga ndarja e hidhur,
Pashë bregun dhe andej mora rrugën.
 
Ndërsa shkoja, kodrat, malet, përrenjtë,
Ogurmbarë ngjanin derisa ra muzgu;
Pastaj m’u çfaq një pamje e lumtur
Mes territ, larg, ndrinte një dritë e zbehtë.
 
Në fund, kur para sysh veç deti mbetej,
Seç m’u rikthye sërish mall i zjarrtë;
Ç’pata humbur desha i dëshpëruar.
 
M’u duk se qielli nisi të shkëlqente;
Dhe ndjeva se ç’kisha patur më parë,
Tek unë qe, gjithë ç’pata shijuar.
 
 
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,803 hits

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List