Poezi nga Emily Dickinson (1830-1886)
Një zog Zbriti –
Një zog në rrugë zbriti:
S’më vuri re q’e pashë;
Një krimb pafaj më dysh çukiti
E hëngri krejt të gjallë.
Dhe vesën ai piu
Nga bari rritur rrumbull,
Dhe anash murit fërfëlliu
T’i ikte la një brumbull.
Dhe hodhi sytë me vrik
U ngut për tjetër dhè, –
I ngjanin si perla në frikë;
Mbi kokën kadife
Kujdesur, në rrezik,
Therrimen zgjat ani,
Shpalosi pendët vrik e vrik
I qetë shkoi në shtëpi
Çan rrema n’oqean,
Argjend ky rrugëtim,
Si brigjesh fluturat n’meridian,
Pa spërkla në notim.
Fjalë kyç... meridian = mesditës (Fjalor i gjuhës së sotme shqipe)
A Bird Came Down –
A bird came down the walk:
He did not know I saw;
He bit an angle-worm in halves
And ate the fellow, raw.
And then he drank a dew
From a convenient grass,
And then hopped sidewise to the wall
To let a beetle pass.
He glanced with rapid eyes
That hurried all abroad, –
They looked like frightened beads, I thought;
He stirred his velvet head
Like one in danger; cautious,
I offered him a crumb,
And he unrolled his feathers
And rowed him softer home
Than oars divide the ocean,
Too silver for a seam,
Or butterflies, off banks of noon,
Leap, splashless, as they swim.
Një Dritë në Pranverë
Një Dritë në Pranverë
Gjatë vitit nuk ka gjasë
Në ndonjë tjetër periudhë—
Veç porsa hyjm’ në Mars
Një Ngjyrë ri përtej
Përmbi Fusha Vetmore
Që s’mundet Shkenca dot ta kapë,
Por Ndjenja Njerëzore.
Ajo pret mbi Lëndinë,
Tregon Pemën më tej
Mbi Shpatin tej që ne e dimë
Ajo gati më flet.
Kur Horizontet ulen
Mesditat tutje shkojnë
Pa një Formulë tingëllimi
Ajo shkon, ne qëndrojmë—
Një cilësi e humbjes
Që na Prek Kënaqësinë
Teksa Tregtia shkel papritur
Përmbi Shenjtërinë.
***
Shënimi përkthyesit: Me pak fjalë, te ‘Një Dritë në Pranverë’ kemi poezinë e natyrës, por edhe atë fetare, falë strofës së fundit. Por çfarë duhet të themi për referencën e Dikinsonit ndaj shkencës në strofën e dytë?
“Një ngjyrë qëndron përtej fushave të vetmuara.
Shkenca nuk mund ta kapë, por shpirti Njerëzor ndien.”
Shkenca nuk mund të zëvendësojë ose të kapë bukurinë e dritës së diellit të pranverës: megjithëse Dickinson nuk shkon aq larg sa Keats në neverinë e tij romantike për dëshirën e shkencës për të ‘zhbërë një ylber’ (një poezi kundërshtimi që Richard Dawkins u përpoq ta sfidonte në librin e tij , Zbërthimi i Ylberit), kjo strofë pranon se zemra e njeriut është e gjallë ndaj gjërave që shkenca thjesht mund t’i kuptojë – jo se të kuptuarit dhe analiza e botës natyrore nuk është e rëndësishme, por se ndërveprimi njerëzor me botën është shumë më kompleks dhe i pashprehur dot nga analiza shkencore ndaj natyrës. Vini re se si ‘Ndjenja Njerëzore’ krijon lidhjen midis njerëzimit dhe botës natyrore: ndjenja jonë njerëzore është ajo që e kupton natyrën. (Fakti që ‘ndien’ konsolidon më tej këtë lidhje të ngushtë midis natyrës dhe njeriut.)
Strofa e fundit përmend Krishtin kur nxori tregtarët nga Tempulli…
A Light exists in Spring
A Light exists in Spring
Not present on the Year
At any other period—
When March is scarcely here
A Color stands abroad
On Solitary Fields
That Science cannot overtake
But Human Nature feels.
It waits upon the Lawn,
It shows the furthest Tree
Upon the furthest Slope you know
It almost speaks to you.
Then as Horizons step
Or Noons report away
Without the Formula of sound
It passes and we stay—
A quality of loss
Affecting our Content
As Trade had suddenly encroached
Upon a Sacrament.
U praps një Re prej Qiellit
U praps një Re prej Qiellit
Qoftë Lavdilartuar
Por Reja edhe ndihmëset
Përherë humbur për mua
Të kisha këqyrur më tej
Të kisha mbartur Dritë
Në kujtesën hermetike
Tani tok me dobitë
Kurrë mos kalofsha Engjëllin
Me një vështrim e një Hark
Gjer të jem ngulur në Parajsë
Synim që tash e mbart.
A Cloud withdrew from the Sky
A Cloud withdrew from the Sky
Superior Glory be
But that Cloud and its Auxiliaries
Are forever lost to me
Had I but further scanned
Had I secured the Glow
In an Hermetic Memory
It had availed me now.
Never to pass the Angel
With a glance and a Bow
Till I am firm in Heaven
Is my intention now.

Shqipëroi: Alfred Kola




























Leave a Reply