Poezi nga Robert Burns (1759 – 1796)
Kalorësi u nis me puthjen time
Lloji: Këngë
Melodia: Vasha e bukur merr një burrë.
Kalorësi u nis me puthjen time,
E përmbi male iku ai,
Është me të lumturia ime,
Ndërsa brenga me mua rri,
Ma mbroni Mikun, stuhi të erës,
Spërkëla llohu e shiu që shpon!
Mbroma Mikun, ti floku i borës,
Që rrafshinën me pirgje mbulon!
Hija e mbrëmjes kur të bjerë
Sipër syrit të ditës që ndrin,
Në gjumë u çlodhtë ai shënd e verë,
E lumturi pastë në zgjim.
Ai do mendojë për kë dashuron,
E me hare do ripërmendë një emër;
Sepse ngado që bredh e kalon,
Kalorësi mbart të njëjtën zemër.
1795
Jockey’s Taen The Parting Kiss
Type: Song
Tune: Bonie lass tak a man.
Jockey’s taen the parting kiss,
O’er the mountains he is gane,
And with him is a’ my bliss,
Nought but griefs with me remain,
Spare my Love, ye winds that blaw,
Plashy sleets and beating rain!
Spare my Love, thou feath’ry snaw,
Drifting o’er the frozen plain!
When the shades of evening creep
O’er the day’s fair, gladsome e’e,
Sound and safely may he sleep,
Sweetly blythe his waukening be.
He will think on her he loves,
Fondly he’ll repeat her name;
For where’er he distant roves,
Jockey’s heart is still the same.
1795
Poshtë Përroit, i Dashur
Lloji: Poezi
Poshtë përroit morën lugajën,
Përmes shtegut të lulëzuar;
Shpesh cekte faqen mbi të sajën,
Si në përrallë të dashuruar:
Me – “Merin, kur do ndodhë përsëri,
Të përtërijmë k’të kënaqësi?”
Gjegj Meri – “Dua përroin, Dashuri,
E pas teje përherë do vij.”
1793
Down The Burn, Davie
Type: Poem
As down the burn they took their way,
And thro’ the flowery dale;
His cheek to hers he aft did lay,
And love was aye the tale:
With “Mary, when shall we return,
Sic pleasure to renew?”
Quoth Mary-“Love, I like the burn,
And aye shall follow you.”
1793
Vlerësim për Klόrin
Lloji: Poezi
Gjersa s’mundesh më, o Klόri,
Të dëgjosh prej dashurisë;
Nëse e braktis dashnorin
Lëre pjesë të miqësisë.
Dhe pse Klόrin dua më shumë
Nga ç’mund gjuha ta tregojë;
Ndjenjën nuk do ta shfaq kurrë –
Do them, paqen të uroj.
Dhe pse je shqetësim ditor,
Ëndrra e çdo nate sterrë,
Do fsheh luftën n’kraharor,
E do them se është vlerë.
1794
Esteem For Chloris
Type: Poem
As, Chloris, since it may not be,
That thou of love wilt hear;
If from the lover thou maun flee,
Yet let the friend be dear.
Altho’ I love my Chloris mair
Than ever tongue could tell;
My passion I will ne’er declare-
I’ll say, I wish thee well.
Tho’ a’ my daily care thou art,
And a’ my nightly dream,
I’ll hide the struggle in my heart,
And say it is esteem.
1794
Puthjes
Vulë e njomur, ndjenjë e butë,
Premtim i ngrohtë, prag lumturie,
Qasje rinore, lidhje e shtrenjtë,
Puthje e virgjër, flokbor dashnie.
Qetësi që flet, rrëfim në heshtje,
Lindje pasioni, lojë fëminore,
Dhimbje pëllumbi, lejim në prekje,
Ag i përflakur i ditës qiellore.
Gëzim e brengë, fundlamtumire,
Buzë mëtuese, — për mos bashkim!
Ç’fjalë mund të shprehin ndjenjë dëshire
Çiltër sa e jotja në drithërim!
To a kiss
Humid seal of soft affections,
Tend’rest pledge of future bliss,
Dearest tie of young connections,
Love’s first snow-drop, virgin kiss.
Speaking silence, dumb confession,
Passion’s birth, and infants’ play,
Dove-like fondness, chaste concession,
Glowing dawn of brighter day.
Sorrowing joy, adieu’s last action,
Ling’ring lips, — no more to join!
What words can ever speak affection
Thrilling and sincere as thine!

Shqipëroi: Alfred Kola




























Leave a Reply