Eduardo Carranza
Kalendari poetik: Eduardo Carranza (1913-1985)
23 korriku është data e lindjes së poetit kolombian. Në vitet 1945-47 pati qënë atashé kulturor në Santiago (Kili) ku u njoh dhe zuri miqësi me poetë vendas si Pablo Neruda, Vicente Huidobro e Nicanor Parra. Ka fituar shumë çmime dhe vlerësime për poezitë. Ja një shqipërim nga poeti kolombian nè 111 vjetorin e lindjes:
MËNGJEZ HERËT
Zgjohem papritmas
gjaku im zgjohet
dhe pyes për ty
për zjarrminë që të kreshpëron
flokët e shpupurisur dhe trupin.
Mbushet pasqyra
dhe si lum vërshon
e turret vegimin tënd të kërkojë.
Sakaq krahët e tu
bëhen degë në një ëndërr dashurie
ku lule çelin
dhe gjethet flenë.
Mbi çati gugatin pëllumbat.
Pesë zagarët e trupit tim nisen të gjuajnë për ty.

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply