Poezi nga Gerta Bandilli
 
 
Poezia e së hënës…
 
Në një vend tjetër,
në një kohë tjetër,
ku bora nuk është
kaq e ftohtë
e qielli prej lënde
shikimesh
e sytë prej lënde
toke
si ngjyra jote
do të duhemi ndryshe!
Ndoshta si personazhe
përrallash
ose si vargje
që nuk ua duam rimën,
po nuk ia kuptuam
as metaforën…
Në një kohë tjetër,
metamorfozash ndoshta,
unë do të tjetërsohem ti
Ti tjetërsohesh art
ndoshta mendim
ndoshta ndjenjë…
ndoshta…
Në një vend tjetër,
në një kohë tjetër,
ndoshta do të duhemi ndryshe
po do duhemi patjetër…
 
 
Poezia e të mërkurës…
 
Tani që bie nata
sytë fotografojnë qiellin
dhe degët që sapo kanë ndryshuar,
buleza lulesh, sythe të gufuara
dhe përrenj që zgjohen të trembur.
Uluni zogj mbi degët e zeza!
Ngrihuni sa herë ndjeni lagështirë
e lindjes së jetës dhe dhimbje.
As që dua t’ja di për të nesërmen!
Ai që e sillte nuk farkëton më ylberë.
Mbi gishtat e mi nuk uleni dot
sidomos tani që erdhi nata.
Unë nuk jam aq dashamirëse
sa t’ ju dua!
Ai që më mësoi të dua, fshiu të shkuarën,
sepse besonte se harresa më bën mirë.
Në fakt më braktisi për një tjetër!
Fluturoni zogj
atje ku është liria
ku sytë dërgojnë dashuri
dhe mbrëmjet sjellin mall…
 
 
Filozofia e së premtes
 
E tash që e kam një histori timen
Të shkruar si kam mundur
Po kam vetëm atë,
Historinë e hidhësisë
Historinë e bukur
Historinë e shëmtuar
Historinë me ty e të tjerë
Historinë pa ty e të tjerë
Është e vetmja histori!
Secila orë i mjafton vetes
Secila ditë më mjafton mua
Nuk ka më lista planesh
As lista blerjesh
As lista të nesërmes
Vetëm lutem;- Të kem një ditë
Një pasdite ku të luaj
Me padëshirën për të shkuar në shtëpi
Të kem një ditë, të ngrej balonën
Që ka shoqe erën
Dhe njeh ngjyrat e zemrës sime…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,135 hits

August 2024
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List