Poezi nga John Clare (1793 – 1864)
Unë Jam!
Unë jam! e ç’jam, as di as kujdeset njeri,
Më braktisin miqtë si kujtim i pahasur;
Jam vetë-përdorues i pikëllimeve tani,
Ato vijn’ e ikin në zemrën e zbrazur,
Si hije të humbura në vdekje dhe dashuri;
Dhe prapë jam! dhe rroj me hijet flakur
Në hiçin e përbuzjes dhe të zhurmës,
Në detin e gjallë të ëndrrave në zgjim,
Ku s’ka ndjenjë gëzimi as ndjenjë punësh,
Veç vlerave të jetës sime në shkatërrim;
Madje më të dashurit—që i doja shumë—
Janë të huaj—më të huaj nga ç’njoh unë.
Digjem për skenat ku njeriu s’vë këmbë;
Një vend ku gruaja s’ka fjetur më ëmbël:
Ku shtrihem pa trazuar, dhe pa u shqetësuar;
Barin shtrojë—sipër qielli i harkuar.
I Am!
I am! yet what I am none cares or knows,
My friends forsake me like a memory lost;
I am the self-consumer of my woes,
They rise and vanish in oblivious host,
Like shades in love and death’s oblivion lost;
And yet I am! and live with shadows tost
Into the nothingness of scorn and noise,
Into the living sea of waking dreams,
Where there is neither sense of life nor joys,
But the vast shipwreck of my life’s esteems;
And e’en the dearest—that I loved the best—
Are strange—nay, rather stranger than the rest.
I long for scenes where man has never trod;
A place where woman never eetly slept:
Untroubling and untroubled where I lie;
The grass below—above the vaulted sky.
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 21 prill 2025








![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)



















Leave a Reply