Poezi nga Mim Marjanaku


Pa titull

Bregu —
pushtuar nga guacka bosh —
paralajmëroi.

Dielli
nuk perëndoi si zakonisht
në perëndim.
Sirenat e anijeve,
kolona zanore e portit,
u shurdhuan.

Ora,
në murin e kalasë,
shënoi zero.

Profecia
ngriti krye
me krenari.

Zotat
u mblodhën në kuvend.
Ndērkohē
qe fantazmat i mbyllen
nē psikiatri,
skllevërit “besnikë”
vazhdonin t’i mbushnin gotat,
dhe ngrinin dolli
për vitin 1.

Fantazmat i mblodhën në psikiatri.


Formë

Atë natë
më mbēshtolli
me plastelinë —
dhe aty
u derdh në formë.

Tani
dua t’ia shkul trupit,
por s’mundem.
Është pjekur.

Të ngjaj?
A më ngjan?

Je ti,
apo unë?
Apo unë ti
e ti unē?
A thjesht formë?


E fundit

Ti,
që vjedh
natën…

Derën
e kam lënë hapur.
Vidhmë!

S’do tregoj
asnjë fjalë —
as para litarit.

Do më zbukurojë qafën,
si flori,
në ditën e dasmës
sime
të panusēruar.

Eja.
Hyr pa frikë.
Kjo është herë e fundit.


Perëndimi në Durrës

Dielli,
pasi dogji rrobat,
i turpëruar
u zhyt në det.
Nuk doli më.

Prej turpit
iu skuqën faqet
qiellit.

Valët,
me gjuhën e gjatë,
me shenja
më thanë:
“Dielli dhe deti janë dashnorë.”

Unë e dija –
po bëra sikur u habita.

Vesha fustanin e kuq të dasmës
dhe me barkë u nisëm
të perendonim
zhveshur…


Teatër dhomë

Ai i dhuroi spektakël
me të gjithë komponentët:
kostumografi,
dekor,
ndriçim.

Luajti me dritat –
e magjepsi,
e çoi atje
ku kurrë nuk kishte shkuar.

E ajo,
e obsesionuar,
e mori të mirëqenë
aktrimin.

@Mim Marjanaku

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,248 hits

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List