Antonio Machado
Kalendari poetik: Antonio Machado (1875-1939)
Sot, më 26 korrik, mbushen 150 vite nga data e lindjes së poetit spanjoll Antonio Maçado (emri i plotë i të cilit është Antonio Cipriano José María y Francisco de Santa Ana Machado Ruiz); qe një ndër më të shquarit e atij që u quajt ‘brezi 98’.
Ja një poezi prej tij:
Ç’U BË KOPSHTI YT…
I foli zemrës sime, një ditë të kthjellët,
era e thirri, me erëmim jaseminësh.
-Në këmbim të këtij kundërmimi,
kërkoj prej teje erëmim trëndafilësh.
-Trëndafilë, lule, asnjë s’kam
në kopshtin tim të gjitha u thanë.
Lotët e gjithë burimeve do të mbledh,
të zverdhurat gjethe dhe të fishkurat petale.
Dhe era me vete le t’i marrë… Zemra gjak më pikon…
Shpirt, ç’u bë kopshti yt i shkretë?
© shqipëroi Maksim Rakipaj






![Aleksandra Vujisić [Montenegro]](https://atunispoetry.com/wp-content/uploads/2026/11/928261973_2350572135758012_1943544403215100046_n-2.jpg)




















Leave a Reply