Poem by Faik Konica (1875-1942)
The Flag
When Skanderbeg was reigning
Albania was freely thriving.
Strong and sovereign she did stand
An eagle graced her flag so grand
An eagle with a double head
Freely in the wind it spread.
When the foe upon us came,
Our nation’s flag rose like a flame
A thousand trumpets thundered loud
Three hundred thousand charged, unbowed.
They shed blood like men insane
That Albanians might remain.
Freely was their lifeblood poured
For the blessed flag they adored.
But the brave were gone for good,
Leaving Albania in solitude
The brave departed, gone for good
Their swords rusting where they stood.
Their swords grew rusty, and beside
Them fell our flag, our nation’s pride!
Down fell our flag, once held so high
Left in the mud to rot and die!
Now some scoundrels loudly claim
The Albanian people’s name,
Yet that very name they spurned
To the Aga’s side they turned
And they labour day and night
To deprive us of the light,
O you scoundrels, traitors all
You have brought us into thrall,
You have stolen our liberty
Trampled Albanian’s nativity.
You have plundered, plunder still
All we had and have as will!
But enough! The time is near,
When warfare shall appear,
Thrice-blessed warfare, glorious fight
That shall save us from our plight,
Not against the Turkish nation,
Nor Albania’s king vocation,
But a war against those knaves
Born Albanians, acting as slaves
Foes of their native nation,
Waning freedom’s illumination,
They won’t let us open a way,
From dark slumber into day,
All they hear, they go and tell,
All they see, they betray as well
What a shame that worms so base
Should torment a valiant race!
Rise, Albanians, one and all,
Let these wretched traitors fall!
Flamuri
Skënderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ish e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shqiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.
Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej
Gjëmonin një mijë trumbeta
Suleshin treqind mijë veta.
Derdhnin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.
Derdhnin gjakun pa peshuar
Për flamurin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë
Trimat shkuan edhe vanë
Kordhat po ndryshken mënjanë.
Kordhat ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!
Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kanë dalë ca zuzarë
Që ulërijnë shqipëtarë,
Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë
E punojnë nat’ e ditë
Që të mbetemi pa dritë,
O zuzarë, o tradhëtorë
Ne na bëtë shërbëtorë,
Na e zutë lirinë
E na shkelët Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjithë se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha është afër,
Kur të ndizet luft’ e ashpër,
Lufta tri her’ e bekuar
Që na ka për të shpëtuar,
Jo luftë kundër Turqisë,
Jo kundër mbretit të Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’ i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Është turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!
Translated from Albanian to English by Alfred Kola
Korçë, November 29, 2026



























Leave a Reply