Stefan Zweig

Kalendari poetik: Stefan Zweig (1881-1942)

Nga poetët e lindur më 28 nëntor, përzgjodha Stefan Zweig, shkrimtar, dramaturg, gazetar, biograf, historian dhe poet austriak, që mori shtetësinë britanike, pasi Hitleri pushtoi Austrinë (ishte hebre Zweig). Kur pa fuqizimin e nazizmit, u vendos në SHBA, më pas në Brazil, ku vrau veten bashkë me gruan e dytë, Në vitin 1900 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Vienës, studime që pas dy vitesh i vazhdoi në Berlin. Lufta e Parë Botërore e tronditi shumë dhe jetoi disa kohë në Belgjikë dhe Zvicër. Ishte pacifist i bindur. Në kohën tonë është ende i famshëm, sidomos për novelat e tij (Amok, psh.). Por ka edhe poezi të bukur Zweig, ja njëra prej tyre me rastin e 145 vjetorit të lindjes:

GRATË
(Frauen)

Kur jam shtrirë në muzg,
errësirën s’e ndjej shumë.
Sepse si një djep i butë
ëndërr e vjetër më përkund,
ëndrra e grave plot hir,
kush me to s’gjeti ngushëllim?

Sapo duart e saj qasen,
Ja, muret thuajse zbrapsen,
zhbëhet nata që po afron
dhe pamja plot dritë feks
gjithë ëmbëlsi, mu si vesë
dhe si trëndafil kundërmon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,103 hits

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List