Lucy Cristina Chau
Kalendari poetik: Lucy Cristina Chau 29 nëntor 1971
Nga poetët e lindur më 29 nëntor, sot ju sjell këtë poete dhe shkrimtare nga Panamaja. Ka fituar disa çmime, mes të tjerash edhe çmimin kombtar për poezi Ricardo Mirònella. Është lauruar për Letërsi me specializim për anglishten në Universitetin e Panamasë. Ja një poezi me rastin e 55 vjetorit të lindjes së saj:
“Kam këngën time me vete,
jo vetminë.”
Silvio Rodrìguez
NE TË DY
Kaq të lidhur ishim,
sa ndjeja edhe dhimbjen e plagëve të tua.
Kaq të ngjashëm ishim
sa nuk njihja veten në pasqyrë.
Qeshja jote me timen
shkriheshin aq mirë
sa askush s’i kuptonte veç e veç.
Dhe unë, që dëfrehesha aq shumë në shtratin tënd,
tek dëshira s’ndjej më kënaqësi. Sepse nuk shtirem dot
po të mos jetë trupi yt.
© shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply