Poezi nga Fadil Abazi

Poezi nga Fadil Abazi


PAS TEJE

Kur lëshova një ofshamë për ty
Nuk më dëgjoi kush
Bota kishte rënë në ëndrra të thella
Zogjtë shtegtarë vazhdonin fluturimin
Drejt pranverave të tjera
Kur nisa rrëfimin për ty
Kishte rënë heshtje morti bashkë me trishtimin
Të gjithë rreth meje ishin të shurdhër
E di se para do të vdes se do të të harroj
Shumë gota raki për ty do t’i shteroj
Kisha uri shumë e kërkova bukë
Arat ishin varre e lumenjtë shter e shkret
Kur u zgjova nga gjumi pas teje
Në shpellën tonë bënte ftohtë
Dielli digjej në vapën e vet
Tutje mali pushonte me ndjenjë freskie
E populli jetonte me maska
Me lirinë e kufizuar në kushte pandemie
Pas teje vetëm unë dhe varri yt.


VETËFLIJIMI

Poet je
Kur flijon vetvetën në poezin e parë
Për të lind një varg
E pastaj pendohesh për vetën tënde
Me dilemën
Pse nuk e flijova poezin
Pse lejova që të më sundojnë
Emocionet e një vargu
E më sollën në vetëflijim
Poezia është lufta brenda vet poetit
Cili duhet të mbijetoj
Nëse flijohet poeti lind vargu
Nëse nuk lind një varg
Poeti nuk jeton
Vetëm poeti dhe pelikani
Vetëflijohen për të mbijetu
Për të lind diçka e re

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,199 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List