Poezi nga Bilall M. Maliqi


NDJESI PËR TY

Në strajcën e ngjitur për shpine
Kam palosur çastet e munguara
Nxjerrur nga thellësia e ndjesive
Ato i shkrova në letrën me ngjyrë rozë
Si një përpjekje e ëndërrt
Për t’ju afruar fytyrës tënde
Tek i ngjan hijes së engjëllit të bardhë
Për një çast
Si nga legjenda përrallore
U përbirua e doli ajo buzëqeshje
Për t’mi shpupurishur shpresat e ngatërruara
Si lëmshi futur në mjegullnajën e mbërthyer të kohës.


VJEDHËSI I SHPRESAVE

Kot pluhuri i kohës
Ia kishte mbuluar fytyrën
Vjedhësit të shpresave
Ajo erë ja fshiu atë shtresë pluhuri
Nga surrati i tij
Çuditërisht (s)e njoha
Kishte marrë ngjyrë të zezë turpi
Edhe maskat ju kishin përbaltur
Nga ai pluhur i lagur
Mandej një frymë e stuhishme
E dënoi me shfarosje atë rërë
Me erë stërvine
Që kishte marrë nga i mbuluari
Me pamje trishtuese.


PRITËM

Kemi pritur
Që fjalëmëdhatë
Të shkrihen në vepra
Prishrendësi njëherë e mirë
ta mbyll epokën e gazit
Të gjuajtjes me gurë
Për t’ja qarë etnisë
Vetullën e bukurisë
Pritëm sa pritëm
Pritja në thinja u shtri
Fjalët u ndan
Me muranë dëshpërimi
Në ballore të vendit
E të kuvendit
Është ngritur një ngrehinë
Me shkronja mashtrimi
Me semantikë dështimi.


NË KËTË VAPË

Edhe në këtë vapë
të (pa)durueshme
e gjeta rehatinë
në kujtimet e freskëta
si një ombrellë
apo tendë malli
ajo(pak) frymë
t’i lëvizte kaqurelat
për t’më dhënë frymë(zim)
për buzëqeshje
                 për shikim
kjo vapë le të ik në theqafje
t’ja lër radhën
një shiu imëtak
të lag faqen e dheut
të na lag edhe neve
si një trup
i ngjitur i dashurisë.


NUMRAT

Numrat nuk po ndalen
Ato (në çdo ndeshje)
I numëron gjyqtari (plak)
Si hije që askush s’i bie n’fije
Deri në nogdaun të etnisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,199 hits

July 2025
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List