Poezi nga Robert Martiko


FAN NOLI

AI QË THIRRI BARABAIN — DHE PASTAJ HESHTI

Në fillim foli me psalme.
Besoi te fjala.
Te një Krisht që ecën pa britma
dhe e bind tokën me përulje.

Por toka ishte e rëndë,
sytë të verbër, —
dhe shkopi i barinjve u thye në heshtje.

Atëherë — jo nga dëshira —
thirri Barabain.
Jo për të sunduar,
por për të tronditur.
Sepse kishte dëgjuar
që vetëm gijotina zgjon të përgjumurit.

Më pas e kuptoi:
në Ballkan është ndryshe.
Flaka nuk rilind,
përvëlon dhe sjell prapë errësirën.

Vëllavrasja pagëzohet “revolucion”,
koha kthehet mbrapa —
sa më i madh të jetë lumi i gjakut,
aq më thellë fundoset e nesërmja.

Kur u tërhoq nga pushteti, e kuptoi:
si njeri që njeh kufijtë e shpresës.
Ndoshta i mundur nga iluzioni i parë,
si të gjitha gjërat e arta në agim.
Por tashmë — shumë më i kthjellët.


FAIK KONICA

NË KORRIDORET E ERRËT TË DRITËS

Nuk i deshi kurrë turmat,
por i endej mendja pas shpëtimit të tyre.
Si prift pa kishë,
si profet pa zë që të dëgjohet.
Në kafenetë e Parisit
shkruante epitafe për një komb
që ende nuk kishte lindur.

Ai e njihte dritën,
por nuk besonte se mund të zbriste ndonjëherë
të zhytur në gjak e gënjeshtër.
E pranoi dijen,
por refuzoi të bëhej mësues i shpresës.

Sytë e tij qenë sy prej qelqi të mprehtë,
që shihnin gjithçka, pa qarë për asgjë.
I shihte politikanët si maska të rënda
në një teatër pa spektatorë.
Popullin — si turmë pa shpinë,
por asnjëherë nuk i flaku me përçmim:
thjesht e pa si një tokë të lodhur,
që s’mund të lindte më zjarr.

E deshi ndryshimin
si njeri që dashuron një grua të largët,
pa shpresë për martesë.

Ai ishte i vetëm,
jo për mungesë shokësh,
por ngaqë e njihte fundin —
dhe nuk donte të gënjente askënd me fillime.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,304,248 hits

August 2025
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List