Clive Staples Lewis
Kalendari poetik: Clive Staples Lewis (1898-1963)
C. S. Lewis u lind më 29 nëntor 1898; shkrimtar, eseist dhe poet britanik, sivjet mbushen 127 vite nga lindja e tij. I ati qe nga Uellsi, i vendosur në Irlandën e Veriut për çështje pune, nëna e tij irlandeze. Njihet më tepër për romanet e tij fantastiko-shkencorë.
Për kureshtjen tuaj: vdekja e tij kaloi pa u përmendur nga shtypi, jo sepse C. S. Lewis nuk qe i famshëm, por qëlloi që vdiq më 22 nëntor 1963; ishte dita kur u vra J. F. Kenedy.
Sjell sot një fragment nga libri i tij “Screwtape letters” (Letrat e Qoftëlargut), botim i vitit 1942, (këtu autori flet me djallin, jo me Bill Gates e C°, por pak rëndësi ka…)
***
-Si arrite të dërgosh aq shumë shpirtra në ferr ato kohë?
-Me anë të frikës. Po, po. Strategji e shkëlqyer, e lashtë dhe gjithmonë e kohës.
-Nga se kishin frikë? Nga torturat? Luftërat? Vdekja nga uria?
-Jo, ç’më thua. Kishin frikë mos sëmureshin!
-Dhe pastaj nuk u sëmur askush?
-U sëmurën, posi.
-Dhe askush nuk vdiq?
-Vdiqën, si jo.
-S’kishte barna ato kohë për ato sëmundje?
-Kishte, si jo.
-…asgjë s’po marr vesh…
-Meqë askush s’u pati mësuar se jeta dhe vdekja janë të përjetëshme, ata kujtonin se kishin vetëm një jetë, ndaj rrekeshin ta mbronin me çdo kusht, anipse duke humbur edhe ndjenjat më të bukura (nuk përqafoheshin, nuk përshëndeteshin, nuk preknin fare njëri tjetrin ditë me radhë); u mbaruan paratë (patën humbur punën, mbaruan ç’patën kursyer), por ndjeheshin fatlumë gjithsesi.
Humbën mençurinë (shtypi ç’thoshte sot, nuk thoshte nesër, por ata të gjitha i besonin symbyllur!)
Liria e tyre? Nuk dilnin nga shtëpitë, nuk shkonin të takonin të afërmit…ishte si kamp përqëndrimi me të burgosur vullnetarë! Nuk e dinin se Ai dhe vetëm Ai, ta jep e ta merr jetën.
Ja, kështu ndodhi dhe s’kishte gjë më të lehtë, si gjithmonë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj



























Leave a Reply