Poezi nga Maria Teresa Liuzzo
E PIKËLLUAR
si Maria nën Kryq,
e zbres dashurinë
dhe e mbështjell
në një çarçaf të bardhë.
Oh!, kjo dashuri, që kokën var
dhe që krahët të braktisur i ka!
Mes gjunjëve dhe kraharorit e mbaj.
Kjo dashuri që dikur u shpoi
me shigjetën e ëmbël të Kupidit,
që u flijua ndër martirë e Shenjtorë,
mos lejo
që me shtatë shpata të shpohet,
që mantelin e saj
ta luajnë në zare legjionarët
dhe ta bëjnë emblemë
të një njerëzimi të rremë
këta rioshë tregtarë
të këtij tempulli të përdhosur
që është bota.
Por ndize me zemërim të drejtë
dhe bëj që të fshikullojë
e t’i vërë në arrati, përdhosësit,
bëj që atdhe i të gjithëve të jetë
çdo tokë
dhe që të mos ketë më
deti vargonjë.
ADDOLORATA
come Maria sotto la Croce,
depongo l'amore
e l'avvolgo
in un lenzuolo bianco.
Oh!, questo amore,
che reclina il capo
ed ha le braccia
abbandonate! Lo sostengo
tra le ginocchia e il petto.
Questo amore
che un tempo trafisse
con la dolce freccia
di Cupìdo, che s'immolò
nei martiri e nei Santi,
non lasciare
che con sette spade sia trafitto
che il suo mantello
se lo giochino ai dadi i legionari
e ne facciano emblema
di falsa umanità i nuovi mercanti
di questo tempio profanato
che è il mondo. Ma infiammalo
di giusta ira e fa' che sferzi
e metta in fuga i profanatori,
fa' che patria di tutti
sia ogni terra e che non abbia
più catene il mare.

Shqipëroi: Astrit Lulaj
Leave a Reply