Poezi nga Muhammad Ali (1942-2016)
E Vërteta
Fytyra e së vërtetës është e çelur,
Sytë e së vërtetës janë të ndriçuar
Buzët e së vërtetës përherë mbyllur,
Koka e së vërtetës qëndron e lartuar.
Gjoksi i së vërtetës rri përpara,
Vështrimi i së vërtetës është drejt,
E vërteta s’ka as frikë as dyshim,
E vërteta ka durim dhe pret.
Fjalët e së vërtetës janë prekëse,
Zëri i së vërtetës është i thellë,
Ligji i së vërtetës është i thjeshtë:
Çdo gjë që korr, vetë e ke mbjellë.
Shpirti i së vërtetës është i përflakur,
Zemra e së vërtetës është e ngrohtë,
Mendja e së vërtetës është e qartë,
Në shi a stuhi ajo është e fortë.
Faktet janë veç hijet e saj,
Mbi gjith' mëkatet e vërteta qëndron;
E madhe qoftë beteja në jetë,
Në fund e vërteta triumfon.
Pamj' e së vërtetës është Krishti,
Mesazhi i mençurisë i saji shkop;
Shenja e së vërtetës është kryqi,
Shpirti i së vërtetës, i madhi Zot.
Jeta e së vërtetës është e përjetshme,
E kaluara e saj i pavdekshmi kumt,
Fuqia e së vërtetës do të durojë,
E vërteta përballet deri në fund.
Truth
The face of truth is open,
The eyes of truth are bright,
The lips of truth are ever closed,
The head of truth is upright.
The breast of truth stands forward,
The gaze of truth is straight,
Truth has neither fear nor doubt,
Truth has patience to wait.
The words of truth are touching,
The voice of truth is deep,
The law of truth is simple:
All that you sow you reap.
The soul of truth is flaming,
The heart of truth is warm,
The mind of truth is clear,
And firm through rain or storm.
Facts are but its shadows,
Truth stands above all sin;
Great be the battle in life,
Truth in the end shall win.
The image of truth is Christ,
Wisdom's message its rod;
Sign of truth is the cross,
Soul of truth is God.
Life of truth is eternal,
Immortal is its past,
Power of truth will endure,
Truth shall hold to the last

Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 27 maj 2026
Leave a Reply