Mihail Lermontov

Kalendari poetik: Lermontov (1814-1841)

Mihail Jurjeviç Lermontov, u lind në Moskë më 15 tetor 1814, në një familje me prejardhje skoceze; të parët e tij kishin mbiemrin Laermonth; poet, dramaturg dhe piktor, figurë e shquar e romantizmit rus. Kryeveprat e tij “Një Hero i Kohës Sonë” dhe “Demoni” mbeten edhe sot e kësaj dite mjaft të dashura për dashamirësit e letërsisë. Figurë me rëndësi e romantizmit rus, një prej poetëve më të shquar të shek. XIX.
Qe ushtarak i karierës; në prill të vitit 1841, në Pjatigorsk (Kaukaz), ritakoi një mik të vjetër dhe të dashur ushtrie, Nikollaj Martinov, me të cilin për një fyerje të kotë u ndesh në duel; gjaknxehtë Lermontov, para një viti kishte bërë duel me të birin e ambasadorit francez, por të dy qëlluan në ajër; edhe këtë herë, fisniku Lermontov qëlloi në ajër, por ish miku i ngushtë e qëlloi për vdekje duke i marrë jetën në moshën 27 vjeçare poetit të madh rus.
Ja një poezi nga shqipërimet që kam prej tij:

PA TY…
(Без вас)

Kur s’të kam, dua të flas parreshtur,
Me ty, dua vetëm të mbaj vesh;
Por ti e ashpër qëndron e heshtur
Dhe unë i shqetësuar hesht.

Ç’të bëj?…Në të folur jam i mefshët
Me fjalë, mendjen dot nuk ta prish…
Në më dëgjoftë kush, mbase qeshet,
Ama gjithçka është kaq e trishtë…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,469 hits

October 2026
M T W T F S S
 1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List