Poezi nga Mimoza Erebara
DUKE VRAPUAR PAS TRURIT
Eshtë bërë rebel truri im
nuk më bindet më,
po mua më duhet ai
më duhet shumë mendjemadhësia e tij
se vetëm jam ditën, natën.
Më duhet shumë arroganca e tij,
kapriçot e tij më duhen shume.
Për të menduar më duhet,
për mendime
që veç mua më ngushëllojnë.
Më duhet ta lodh e ta raskapis
aq shumë sa atë ta lodh e ta drobis,
ta ul buzë rrugës së mbetur shkretë
ku s’kalon kush veç hijeve të reve bjonde.
@Mimoza Erebara



























Leave a Reply