JETË E NDERSHME

liber demiri

Doli nga shtypi libri monografi  “JETË E NDERSHME” shkruar nga Demir Gjergji.

Shtëpia Botuese “ADA” ,132 faqe, ISBN:978-9928-155-98-6 Çmimi :500 leke

 

roland

Botuesi : Roland Lushi

 

 

demir

Autori : Demir Gjergji

 

 

Njoha një Njeri 

nga Demir Gjergji 

 


Unë nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë mundësi ta takoj këtë njeri, nuk kam pasur e nuk do të kem kurrë rast t’ia shtrëngoj e të ma shtrëngojë dorën, të këmbej me të një bisedë, të shihem në sy me të, t’ia dëgjoj zërin, të mësoj ato që nuk i tregoi në gjallje apo ato që i kanë harruar të njohurit e tij. Kam përpara ca foto bardhë e zi, ndonjë me ngjyra. Në dritëhijet e fotove është një buzëqeshje, janë duart e tij të mëdha me shpina të lodhura e me gishta të hollë, janë sytë…sytë…sytë e mirë(!), supet e rënë nga mundimet e jetës, janë buzëqeshja, që për piktorët mund të ishte një model më i vështirë se syri i Davidit të Mikelanxhelos dhe kasketa që nuk më lejon në asnjë pozim t’ia shoh kryet, flokët, fundin e gjatësisë së shtatit të atij burri. Mund të takohem me fëmijët e tij: Qamilin, Hatibenë, Hysniun, Zahon, Raitin, Diturinë, mund të udhëtoj me këmbëngulje, dëshirë dhe kureshtje, nëpër atë udhë të vështirë mbi male, së bashku me mikun tim, Servet Gjyzeli dhe të takoj me pleqtë e Progonatit, në qendër të fshatit, te Rrepet, kujtimeve të të cilëve u besoj dhe i shënoj me kujdes në kujtesë, të shoh shtëpinë e tij të vjetër, të shoh rrëpirën e frikshme, ku Zeneli zbriste edhe natën në të errët, për të ndezur centralin e parë në këtë zonë, për t’i dhënë drita fshatit, të hyj në varreza (varoshë) e të shoh varrin e tij, pranë të të atit, Rushitit dhe pranë nënës, Nazifes, edhe kjo një grua që mbahet e do të mbahet mend për personalitetin dhe dinjitetin e njeriut të ndershëm, të udhëtoj drejt fshatit Asimzenel, përballë Gjirokastrës e të takoj nipin e tij, xha Rrapon, së bashku me zonjën e tij, me një emër të bukur luleje: Menekshe, të futem në një lagje krejt të re në periferi të kryeqytetit, të hyj në një portë të bukur mikpritëse, të ngjit shkallët e një vile dhe të përshëndoshem me miqtë e tij, Nihat e Lutfije Zhupën, të pi një kafe te “Bar Sahati” me Gjolekë Kurrajn, bashkëfshatarin dhe mikun e punëve të Këshillit. Xha Zeneli nuk ka mundësi të më shoqërojë nëpër Kurveleshin e tij, por Xhevahir Spahiu më zgjat një gazetë e më thotë: “Lexoje ç’kam shkruar për të, kur e kam takuar në gjallje. Kështu bën edhe Rahmi Memushaj, Bektash Zite, Abdulla Kënaçi, Agim Rusto, Jorgo Zhonga, Shefik Koka, Sherif Zeneli, Kastriot Lekdushi e të tjerë. Për atë jetë të thjeshtë njeriu, për atë zemër të madhe, që kishte vend për të gjithë njerëzit, për atë forcë burri, për atë ndershmëri dhe bujari, për atë vullnet e dëshirë për të renë e zhvillimin, për atë idealizëm dhe zgjuarsi, për atë korrektesë dhe dashuri të madhe që gjallonin brenda shpirtit të atij njeriu, s’ka dyshim, që duhet diku një shenjë që të dëshmojë, duhet diku, fjala vjen, një rrugë, që në krye të ketë emrin e tij, qoftë edhe ajo rrugë që sot, pasi udhëtari ka hequr të zezën për t’u ngjitur nga Tepelena në ato maja Labërie, më së fundi, merr frymë i lirë para shtresës së asfaltit brenda Progonatit. Mbase në krye të asaj rruge mund të jetë emri i xha Zenelit! Por bijve e tij, modestë e të thjeshtë, si dhe i ati, nuk u ka shkuar mendja ta ngrenë zërin për këtë. Ata merren me tjetër punë: rrëfejnë për të atin, kryejnë portretin e tij, jo më shumë me fjalë, se sa me veprime e sjellje. Për ta do të mjaftonte ky libër me fjalët vërteta, me mendime fisnike të miqve e të të afërmve të tij. “Më mirë të shkruhej për mua një libër, se të ngrihej një bust, sepse bustin do ta vinin në anë të rrugës dhe ndonjë i dehur, mund t’i shkrepej, të afrohej e të ma thyente hundën. Kurse libri qëndron në altarin e bibliotekës i paprekur, i shenjtë. Ata qe duan, më shfletojnë e unë zbres prej andej, u them të vërteta nga fletët e atij libri,”-më ka thënë njëherë Dritëro Agolli. Ky mendim, me sa duket, ka qenë edhe brenda vetëdijes së Qamilit dhe vëllezërve e motrave të tij, ndaj i ka shtyrë për t’i kushtuar një libër kujtimit atit të tyre. Mbase ky libër për atë njeri është një dritare prej nga shihen malet, honet, rrugët, pllajat, fshatrat e Kurveleshit, prej nga shihet Progonati dhe Xha Zeneli duke lëvizur udhëve të fshatit, duke shkuar për tek spitali për t’u bërë thirrje të gjithëve që të venë dorë dhe mos ta lënë atë rrënim të papranueshëm, duke u drejtuar për te varret e dëshmorëve, dhe duke bashkuar me duart e tij mermerin e thërrmuar nga kohët e krisura, e pllakave të varreve të heronjve Asim Zeneli, Mustafa Matohiti e Xheladin Beqiri dhe të qindra dëshmorëve të tjerë varret e të cilëve shtrihen radhë, duke krijuar imazhin e petaleve të një zambaku të madh e të bardhë! Ky libër mund të jetë një dritare, prej nga e shohim këtë njeri të të GJITHËVE, duke shkuar drejt shkollës, për të zëvendësuar një xham të thyer dritareje, duke u ngjitur për në stane, e duke zbritur përsëri për të shuar etjen te kroi i fshatit, i ngritur nga bijtë emigrantë të kësaj zone…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s