Poezi nga Alma Begaj

 

alma

 

 Poezi nga Alma Begaj

 

 

 

TRIPT  NË  NJËZETË  E  KATËR  ORË

 

 

***
AGU

 

Dritat nuk janë fikur endè
në rrugët e qytetit tim,
agimi ka kohë që ka shtrirë veten,
e kudo ndihet aromë lulesh e gjethesh.

 

 

 

***
MESDITA

 

Dil e dashur, dil më prit në dritare,
po vij krahëplot, mbushur me mall.
Mbi parmakë qëndro, aty pranë luleve,
e di unë e di, je më e bukur se ato.
Do t’i shtrëngoj kërcejtë e njomë,
gushës tënde do t’ja marr aromën.
Dil e dashur, dil e më prit në dritare,
me buzëqeshjen e bukur, prej dhëmbëve ruzare..

 

 

 

***
MBRËMJA

 

Këmishë zbërthyer
pa kravatë erdhe,
gurgullimë ujëvarash,
me aromë lofatash,
buqetë manushaqesh,
kalërove shtigjesh
e solle me veten
këtë mbrëmje,
të gjithë pranverën.

 

 

 

 

Puthje nën hënë

 

Fytyra jote

si kupa e ndezur

nga mushti brenda derdhur

është për t’u puthur

nën hënë.

 

 

 

Shpresa

 

Vetëm unë e di se

ajo që më foli pa zë:

ec përpara,

mos ndal,

mos u kthe!,

ishte shpresa

dhe drejt,

përballë,

ndesha sytë e tu,

buzëqeshjen tënde

dhe krahë përqafputhjen

në fundudhën time.

 

 

 

 

Diçka

 

E kujtoj shpesh të djeshmen

kur të pash

më pe

u pamë.

 

Mendohem sot në çdo herë

kur më flet

të flas

e flasim.

 

Imagjinoj pa fund të nesërmen

nëse jam

je

e frymojmë bashkë.

 

 

 

 

Ah

 

Ah e humba dhe sot

trenin për parajsë,

duhet të shtyj ca kohë

këtu, në udhëferr.

 

 

 

 

Era

 

Sa herë u takuam

më tregove për

dhimbjen e erës,

asnjëherë

nuk shkrove për të

as për lotët e saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s