Duke lexuar romanin “Bimorja” të autorit Anton Nikë Berisha / Nga Erjon Muça

 

Duke lexuar  romanin  “Bimorja”  të autorit  Anton  Nikë Berisha.

 

 

erjon

nga  Erjon Muça

 

 

 

E vërteta e thellë, për të bërë gjithçka, për të shkruar, për të pikturuar, qëndron tek thjeshtësia.

Jeta është e thellë sepse është e thjeshtë.

                                                                                                  Charles Bukowski

 

 

 

 

Romani bimorja, më ra në dorë fare rastësisht: aq sa pasi e mbarova së lexuari i dhashë të drejtë Frank Zap-ës, që thoshte: sa shumë libra, sa pak kohë!

Kur merr ndër duar një libër të tillë dhe lexon se e ka shkruar një profesor, një lloj frike të pushton automatikisht . Jo për gjë, por të vete mendja tek librat e shkruar nga profesorë të tjerë dhe që për ti lexuar të është dashur të mbash pranë një fjalor: pasi në çdo fjali do të gjesh fjalë të cilave nuk ua njeh kuptimin. Nuk dua të përmend emra por dua vetëm të them që ky është një defekt i të gjithë profesorëve, jo vetëm shqiptarë. E kuptoj deri diku këtë lloj mangësie, megjithëse nuk më pëlqen. Ndodh që shpirti i shkruesit humbet përballë diturisë të një profesori dhe harron që libri i tij do të përballet edhe me një lexues të thjeshtë, të cilin këto ndërhyrje do e mërzisin shumë.

Libri i profesor Anton Nikë Berishës më befasoi në shumë aspekte, por më shumë në dy të tillë.

E para është thjeshtësia me të cilën profesori na paraqet diturinë e vet të pacak. Ai duket sikur është ulur përballë lexuesit dhe me urtësinë dhe butësinë e një gjyshi, apo babai të mirë, nis e rrëfen tregimin e vet. Sillet me lexuesin me dashamirësi, e kjo të bën të ndihesh i vogël, njëlloj si atëherë kur ke qenë fëmi dhe gjyshi të rrëfente historitë e vjetra. E thashë këtë pasi gjyshi, i çdokujt, e dinte që po i fliste një fëmije dhe nuk i fuste fjalë të mëdha rrëfimit të vet.

Pra thjeshtësia dhe pastërtia me të cilën profesori e ka shkruar këtë libër, e bën atë edhe më të mrekullueshëm. Ai nuk e ka ndotur aspak me harbutërinë e fjalëve të huaja librin e vet. Atë e ka shkruar me një gjuhë të pastër Shqipe, ashtu siç e flisnin të parët tanë, e gjitha kjo e mbuluar lehtë me një tis, gegërishteje të ëmbël.

Thjeshtësia e rrëfimtarisë e prof Anton Nikë Berishës, më solli ndër mend thjeshtësinë e gjigandëve të letërsisë tonë: si Haki Stërmilli dhe Jusuf Buxhovi. Jo vetëm këta kolosë të shkruesisë shqipe por ky libër të bën të ndiesh edhe thjeshtësinë e të madhit Prosper Merime. Madje fjali të tipit,(Nata nuk i rrëfeu agut për asgjë që do të ndodhte, po vetëm e lindi si kërmill të lodhur e të përjargur që përmjerr fatkeqësinë e vet!) do ti kishte zili edhe magjistari i shkruesisë, të shekullit të XX, i madhi Gabriel Garsia Marquez.

Aspekti i dytë e këtij libri që më befasoi është periudha për të cilën ky libër flet.

Libri Bimorja është inskenuar në fund vitet 1600 dhe merret me një emblemë të kombit tonë që historiografia jonë e ka lënë paksa në hije. Për këtë arsye shumë pikëpyetje ngrihen brenda mendjes së lexuesit.

Përse historianët tanë e kanë lënë kaq në hije figurën e Të madhit, patrioti Pjetër Bogdani? Kujt i intereson kjo hijësi? Mos vallë ka qenë shkëlqimi i madh i vezirëve, me Origjinë shqiptare, të perandorisë Osmane që kanë zbehur figurën e Heroit pa varr Pjetër Bogdani? Por pyetja qendrore është një tjetër.

Përse Profesor Anton Nikë Berisha ka shkruar një roman Pikërisht Për figurën e Pjetër Bogdanit?

Mos vallë është një shuplakë për të gjithë historianët e kombit tonë që kaq pak janë marrë me këtë hero? Megjithëse këtë pyetje e hedh poshtë mënyra e rrëfimtarisë, me të cilën është shkruar ky roman.

Pse them që vetë romani e hedh poshtë këtë pyetje? Sepse në radhët e librit do të gjeni varrmihës Shqiptarë, spiunë Shqiptarë, zyrtarë Shqiptarë, që për motive të ulëta janë të gatshëm të përdhosin edhe varret.

Madhështore është mënyra se si Profesor Anton Nikë Berisha i trajton këto personazhe. Në të kundërt me lexuesin, ai nuk i urren, por i mëshiron, ashtu siç mëshirohet një i sëmurë.

Profesor Anton Nikë Berisha me këtë libër do ti kthejë kujtesën një populli pa memorie, që të mos bien edhe në të ardhmen, në mëkate që kanë rënë edhe në të shkuarë e afërt.

Është e habitshme largpamësia e Profesorit dhe vetëm pasi ke lexuar librin nis e kupton se si histori jonë është ripërsëritur, gati njëlloj, megjithëse shekujt kanë rrjedhur në tokën e atdheut tonë.

Nuk është e largët e shkuara kur disa varrmihës Shqiptarë pa besë e fe, zhvarrosën eshtrat e patriotit Gjergj Fishta dhe i hodhën në lum. Nuk janë as të largëta kohërat e gjyqeve të Hagës ndaj luftëtarëve të uçk-së me dëshmitarë Shqiptarë. Dhe nuk është e largët as koha kur politikanë, të gjithë kombit tonë mundohen të shesin interesat e kombit.

Ndokush mund të mendojë se po lavdëroj shumë këtë libër, deri në kufijtë e sahan lëpirjes. Si përgjigje për ta po them se unë profesor Anton Nikë Berishën, fatkeqësisht, nuk e njoh personalisht.  Të gjithë atyre po ju them se ky libër e ka një defekt, madje të madh, për mua.

Ky libër është shumë i shkurtër. Mbarohet shpejt, lexohet me një frymë. Aq shpejt mbarohet sa që kur mbërrin në fund asnjë pikëpyetje nuk të është zhdukur. Ky libër të ndez imagjinatën, luan me ndjenjat e tua por nuk jep përgjigje; madje as ndonjë nga ato përgjigjet banale të cilat je mësuar të dëgjosh nga goja e shumë intelektualëve.

Por siç thashë më sipër, ky libër, profesor Anton Nikë Berisha, nuk ka dashur të japë përgjigje.

Ky libër është thjeshtë, bukur, një leksion memorie, për një popull me kujtesë të shkurtër.

2 thoughts on “Duke lexuar romanin “Bimorja” të autorit Anton Nikë Berisha / Nga Erjon Muça

  1. romani bimoria i Profesor Anton nikë Berisha ësthë një vepër që duhet lexuar. falenderoj adminstratorë e këtij blogu për botimin e shkrimit tim modest për këtë libër me velra te jashtëzakonshme.

  2. e rilexova shkrimin kritik – ese te Erjon Muces per romanin” BImorja ” dhe me pelqen perseri.. eshte interesante te njihem edhe me krtitika te tjera per kete roman, ne mos shpreh deshiren per ta lexuar vete romanin.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s