Këto janë vargjet në vend të parathënies në librin “Liria ëndërr e madhe ” të autorit Xhemal Gora që Shtëpia Botuese “ADA” përcjell për lexuesit e saj.

 

ok

 

Këto janë vargjet në  vend të parathënies në librin “Liria ëndërr e madhe ” të autorit Xhemal Gora që Shtëpia Botuese “ADA” përcjell për lexuesit e saj. 

 

 
Historinë e Shqipërisë e bëjnë vetë shqiptarët, ashtu si të vendeve të tjerë, kombasit e vet.

                                                                           Autori

 

 

 

xhemal

 

Xhemal  Gora

 
 Në vend të parathënies  

 
Mendohen malet e lartë, sipër mbi re,
ngarkuar dëborë, mjegull, halleshumë…
Panteoni i lavdisë, shekujve, atje,
shpirt i jep qendresës, i lë të pagjumë…

Hyjnë e dalin shqipet e maleve, ndër maja,
të lira, të rritin zogjt’ e tyre në stuhi…
Hija e flatrave, përshkon fusha pllaja,
kthetra hapur mbi ty Arbëri…

Eshtra e kombit gjakosur gjithmonë,
thinjur nga dhimbjet, ngarkuar me plagë,
nga Jugu në Veri mbi flamur shtegton,
rilindur me pushkë dhe vdekur mbi kalë…

I ndjejmë pushtuesit e rinj, nëpër kohë,
për troje përvidhen nga toka, nga deti…
Në rënçim, le të vdesim, si bijen heronjtë,
bajlozëve tu presim udhën te sheshi…

* *
*
Majat të çojnë te përënditë,
kush afrohet thonë është me fat…
Kush s’i njeh shqiponjat dhe liritë,
si njeh majat, hapësirat lart…

Latrësive legjendash thërmuar,
të kërkuan mijëra të tjerë,
dhe Flemingu,*1 në botë dëgjuar,
gjersa erdha unë këtë pranverë.

Mjegullash drejt diellit sfilitur,
robëruar gjurmëve të tua…
“ç’dreq’’ magjie, pas, na paske ngjitur
dhe mbas qindra vitesh i harruar…

Thonë, kaq e madhe qënka bota…
Por bota kaq e vogël na qënka,
sa një shpirt njeriu e zotroka
e pushtoka dhe e mbaka brënda…

Dhe si e çel konxhen trëndafili,
si krijon dhe lind fëmijën nëna,
çel agimi, zbardhëllohet qielli,
flakëron dielli, tretet, zhduket hëna…

Ç’është mbledhur rrjedhëka ngadalë,
ylber pasi kaluan stuhi,
burim që në shekuj rrieth nëpër zall
dhe na ndjell me etje dhe magji…

Dhimbja s’u duroka për së gjalli…
Të zgjohet Kombi, të rilindë një ditë…
kur na djeg e përvëloka malli,
shpirtin ndezim zjarr të bëjë dritë…

*1- Ekaterina Fleming- i ka kushtuar një vepër
(roman biografik ) figurës së Ali Pashës.

One thought on “Këto janë vargjet në vend të parathënies në librin “Liria ëndërr e madhe ” të autorit Xhemal Gora që Shtëpia Botuese “ADA” përcjell për lexuesit e saj.

  1. I must tell you that it’s hard to find your posts
    in google, i found this one on 16 spot, you should build some quality
    backlinks in order to rank your page, i know how to help
    you, just search in google – k2 seo tips and tricks

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s