Poezi nga Agim Desku

 

agim

 

Poezi nga Agim  Desku

 

 

 

FJALA MË E BUKUR

NË DITËN BOTËRORE TË POEZISË

 

Sot ngrita dolli
Për të vetmën fjalë të bukur
Të shkruar për ty
Në këtë ditë drite
Mbështjellur në secilën ëndërr
Vargut të ngritur në yje
Në njëmijë ngjyra ylberi e dashurie
Të shndërruar në buzëqeshje hëne
Ti fjala më e dashur e mikes
Që rri në shpirt e zemër
Për të vetmin emrin tënd
E ngritë ke muzën e poetit
Në dyluftim djajësh për liri shpirti
Sa e dua këtë ditë pranvere
Shndërrue më je në aromë lulesh
Sa herë më fale nga vdekja
Më bëre shpirt lirie
Pa pranga dashurie udhtoja shekujve
Sebashku në të njëjtën udhë kaloja me fluturat
Ëngjëjt i kisha dëshmitarë të fatit tim
Eh,poezia ime ecën sot si një princeshë rrite
Më vjen pas si shkëndjë dielli ,të shkruaj për lirinë
Kur shpirti shpërthen ,kur shpirti rrëfen
Kur e dëgjon një zë zane mbështjellur në fjalë
E ti ma hedh në varg poeti e në pejsazh piktori
Sot më shumë se kurrë të uroj poezi
Këtë ditë urimi të shndërruar në dolli vere
Sa herë të mbushura e sa gota të thyera
Si vetë kjo botë herë e dashur e ca herë e kotë.

 

 

 

P O E Z I

 

Sa herë të shkruaj Ty,Pozi
Mbështjell të kam në emrin tim
Secilën plagë ma shëron
Edhe atëherë kur jam buzë vdekjes
Edhe kur qeshi edhe kur qajë
Poezi, je mikja ime
Edhe kur smë flet
Unë të flas
E di ku je
Në cilin vullkan shpërthen
Eh,sa bukur më rri vargut tim
Kur më shpërthen shpirti
Aty më je mbretëreshë
Vetëm e imja,askujt sja falë emrin tënd
As për një jetë a botë të tërë mrekullish
Eh,poezi është edhe emri yt mike
Që me ty ndaj ma të bukurën
Ëndërrat nuk më zhduken kurrë
Nga fjalët e tua si zë zane
Sa bukur më sjellin një botë buzëqeshjes
Fatin e ndajë me ty Tanagra ime
Me mijëra kilometra udhëtime e kujtime
Ti rri si i vetmi varg shqip,e vetmja rreze drite
Ikim bashkë me kujtimet diku ku ti e zë diellin
Nën hijen e fjalëve dhe ëndrrave tua shkruajmë
Për ty poezia ime një mijë e një kujtime.
Eci poezi përkrah lirisë se bashku në një cak
Të pangopur nga dashuria për vargun që më sjell
Dolli vere e jete që më mësove çfarë është dashuria e mikes
Eh,nuk ndalem në asnjë cep bote deri tek yjet të takoj
Se si ndritë si kandil shpirti dhe tek hëna
Si më bëhesh buzëqeshje lumturie, pranverë kujtimesh
Po,me ty poezi u shndërrova në lule pranvere
Në aromë të fisit tim shqip,në të Bukurën e Dheut.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s