KUKËSI BËRI QË MEDIA TË QANTE, BILL CLINTON QAU NË SY TË BOTËS / Nga Azem PARLLAKU

 

1932201_10202452727932618_999286319_n

KUKËSI BËRI QË MEDIA TË QANTE, BILL CLINTON QAU NË SY TË BOTËS

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 

 

Zirkon Disha një nga protagonistët më në zë të Shoqërisë Civile kohët e fundit, si bashkëpatriot që e kam, me intrigoi kur nëpermjet postës elektronike ndër të tjera shkruante “Të Dielën fikeni televizorin, bëni një shëtitje, ose qëndroni në shtëpi, pasi kështu do të njiheni e të bisedoni me njerëzit”.
Në fakt televizorin e kisha fikur, mbasi më duhej të gjeja diçka interesante, e cila e kishte bërë kaq të pushtetshëm këtë lloj qasje, të atij që ne e quajmë “Pushteti dhe dhuna Nr.4”.
Më qëlloi që këto ditë, po prapë një nga bashkëpatriotët e mi Jonuz Kola të më intrigonte kur sillte në vëmendje atë çfarë në Mars të vitit 1999 kish thënë John Daniszewski korrespondent i gazetës Los Angelos Times “Kukësi e bëri median të qante”.
I intriguar nga dy bashkëpatriotët Zirkon dhe Jonuz, u zhyta në copëza shënimesh dhe gjeta titullin e këtij postimi.
Ja çfare thoshte Bill Clinton në Mars të 1999:
“…Sot nuk duhet të harrojmë guximin e popullit kosovar, i cili vazhdon të ndeshet me dhunën dhe brutalitetin. Shumë amerikanë e kanë dëgjuar tani historinë e një vajze kosovare, e cila është përpjekur të qëndrojë në kontakt me një shoqe në Amerikë nëpërmjet postës elektronike, ndërsa forcat e ushtrisë serbe sulmuan fshatin e saj. Para pak ditësh ajo shkruante “Tani nga ballkoni im shikoj, njerez qe vrapojne me valixhe ne duar dhe dëgjoj të shtëna armësh. Fshati është i rrethuar. Përderisa të kem rrymë elektrike do të vazhdoj të shkruaj dhe të përpiqem të qëndroj e qetë, ndërkohë që shpresoj të mos ndërpriten ëndërrat e vëllait tim që po fle…”.
Këngëtari i njohur amerikan Majkëll Xhekson atë kohë shkruajti një këngë të titulluar “What more can I give” (Ç farë mund të jap më tepër) , të cilën së bashku me albumin e tij të fundit ia kushtoi dramës së popullit kosovar. Midis të tjerave ai shprehet “Dëshiroj të shkoj atje, dhe të përqafoj të gjithë këta fëmijë. Imazhet e tyre janë tmerrësisht rrënqethëse”.
Këngëtarja e madhe italiane me origjinë shqiptare Ana Oksa tha “Diferenca mes serbëve dhe shqiptarëve më tmerroi, me krijoi përshtypjen se po jetoja holokaustin”.
Në një emision televiziv kushtuar Kosovës një grua me origjinë hebre, rrëmben mikrofonin dhe me një zë të dridhur, gati të shuar thotë: “Kam një javë që kur kanë filluar masakrat në Kosovë qe nuk fle dot. Me janë zgjuar makthet e kampit të përqëndrimit, sikur jetoj ende në atë kohë, sikur ato ngjarje ndodhin sot, sikur jam përsëri e mbyllur…Ç farë tmerri…!”
Zirkon dhe Ju Jonuz : “Pse intrigoni?!”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s