Vëllezërit…. ! / Nga Petraq Pali

Vëllezërit…!

 

(Mbi bazën e një gojëdhëne)

 

 

Petraq

 

Nga Petraq Pali

 

 

 
Ka ndodhur e ndodh qe dy vellezer grinden,dhe ftohen me njeri tjatrin sa kalojne ne faza te tmereshme te miqesise dhe dashmiresise,midis tyre fillojne fjalet,intrigat,zenkat,rri zgjuar zilia dhe cmira,dhe ky fenomen ndodh gjithmone, e ne cdo kohe, kryesisht ne kohen e sotme shfaqet me shpesh e me dendur,dhe po te vesh re ky fenomen i peshtyre ndodh mbas marteses se tyre,se edhe populli per kete ndodhi ka thene…”ishim vellezer kur ishim te vegjel”
Une,kete fenomen e kam ndeshkuar dhe urryer si nje nga shkaterimet e ekulibrit dhe dashmiresise njerezore,shperberje e genit,por edhe une nuk kam shpetuar nga ky fenomen pak a shume kjo s’ka rendesi, ama jam lenduar sadopak, kjo mole kap dhe ka mberthyer shoqerine ne perqindje te madhe ne cdo popull, e pak me shume nder ne, ku kapricua dhe temperamenti i Shqiptarit qendron me lart se kudo . Ndersa ne kohen e sotme nga levizjet e sforcuara te popullates,largesite gjeografike, e bejne vellezerine edhe me te komplikuar ne maredhenie.
Ndoshta, edhe Ju te dashur lexues,kush me pak e kush me shume besoj se keni kaluar ne hendeqe te tilla,te nje ftohje pa arsye dhe te veshtire ,dhe ne qofte se nuk u ka ndodhur, ahere, keni pare e degjuar.
Por ne do shikojme c’ka ndodhur nje here. ! Se populli perseri ka thene antipoden tjater: ….”Dy vellezer zihen dhe nje i mare i beson”!

Vellezerit …. !

(mbi bazen e nje nje gojedhene…)

_Sokrati,s’kishte as dy muaj i martuar me Sofine,vajzen e kacakut te Dedezhupajve,te cilen e kishte rrembyer me dashuri,nderkohe qe i ati Polua,nuk ndodhej per disa muaj rrotull treves se tij,ai,arrinte deri ne Janine,duke gjurmuar karvanet,dhe sulmuar doganjeret e tyre,ishte ajo kohe ku veziri Ali Pasha,kontrollonte nje shtet te tere,dhe egersia e rregjimit te tij kishte ndikuar fort ne popull,i cili vetem vuante,si nga varferia por edhe taxat e renda qe kishte vene vete “Perandori dhe fuqiploti” i vete shpallur i Tepelenes”.
Polua,me nje tufe kapedanesh”kacake”malesh,sulmonte rrufeshem dhe befasishem keto karvane duke prere e plackitur,dhe me pas zhdukej maleve dhe harcave si njerez te eger,dhe kjo bande ishte bere problem per “tigrin”i cili po t’i kapte do t’i varte nga gjuha qe te dymbedhjete.Po,ku kapej Kapedan Polua,ai ikte dhe fluturonte si era mbas cdo aksioni,me kot ishin munduar njerezit dhe besniket e Aliut,kjo bande kacakesh beri kerdine per disa vjet rradhazi,duke rrembyer gjithcka,dhe per cudi,nuk dinin as populli e as vete veziri,se nga ishin keta te paudhe,qe i dilnin pa frike fare duke bere keto veprime,popullit i kishte hyre frika si lepurit ne bark,por edhe njerezit e vete vezirit te cilet me kot mundoheshin me gjurmimet e tyre,Polua ishte i pa kapshem,sot plackiste ne Delvine,e neser vriste ne Janine,simbas situatave, rinte me dite e me muaj ne heshtje, e me pas shfaqej si skifteri ku te mundte duke u sulur mbi prene e ti,… nuk i thonin jo me kot, Polo Skifteri
Ndersa njerezit e vezirit per sa kohe sundoi ai, vazhdonin avazin per ta shkateruar ate bande…por me kot,ai ishte i pakapshem!
Sokrati,nuk zgjati as dy muaj mbas martese,kur filloi te shfaqte qefmbetje dhe pakenaqesira me te vellane Kriston,i cili ishte me i madhi i martuar me femije,por njekohesisht edhe e kishte ne vend te babait,i cili u pat vdekur, dhe e la Sokratin gati 4 vjec,Kristua,punoi vreshtat,ullinjte,portokallet,mbajti bageti dhe u perpoq gjat ketyre viteve te vinte mall,respektonte nenen e tij, Thodhoren, gruan trime,e cila mbeti e ve me keta dy djem,ajo, mbas vdekjes se te shoqit lidhi shamine ne balle ashtu “kapsomuce” si thone atyre aneve, kur vdekja eshte e rrende, dhe me Sokratin ende as kater vjec u mbyll brenda ne shtepi,Kristua dhe e shoqja e tij Lefkotheja e cila kishte tre djem,u be nderi i kesaj shtepie,ajo respektonte te shoqin, Sokratin e vogel dhe te vejhren,dhe thua se me kalimin e kohes,korja e plages se vdekjes se parakoheshme te atit, po sherohej
Por Jo !
.Per Kriston kishte respekt nje fshat,mirepo martesa e nxituar e Sokratit,hapi te tjera avaze,Kristua,s’mori vesh gje,se Sokrati,u dashurua me Sofine,pa degjuar e shikuar nga bota,Kristua dhe e ema e pane ate dhe moren vesh kur e solli nusen ne shtepi,ata u cuditen dhe me teper u frikuan nga “kapedan” Polua,i cili mund t’i shkateronte te tere,e aqe me keq,qe femijet Kristua i kishte ende te vegjel,budallalleku apo te nxituarit e Sokratit,hapi plage te medha.
Sokrati ishte tek te shatembedhjetat e Sofia e bukur ishte vetem katermbedhjet vjece.Ai, e solli brenda vajzen e rrembyer me nje autoritet dhe nje kryenecesi te pa pare, e doni Ju a s’e doni aqe me ben u tha,ka mbaruar kjo pune,une nuk do pyes juve cdo bej me jeten time,aqe me ben se u merzitet,nuk dua as nje fjale e moret vesh ? Aman, a …te keqen i thonte dhe i lutej e ema,na bere hatane,mo… s’je bere akoma per nuse te marsha te ligat,nuk shikon tet vella qe u rropat per ne…?Aqe me ben thoshte me ashpersi Sokrati..ai,punon per femijet e tij,mua c’me ka bere….turp te kesh ju sul e ema me keto fjale te poshtra qe thua,ai,yt vella e mban shtepine,ke pare keq “zemera”ime nga ia,… he fole…,po ke kaqe vjet qe te ka ikur yt ate,kush te ka ushqyer,turp,turp….u be grindje e madhe ate nate,nderyhri butesisht dhe dashmiresisht Kristua t’a qetesonte gjendjen,por ishte e pa mundur,Sokratit i kishte hypur vetja ne qejf,per vete faktin se kishte formuar nje trup te mrekullueshem,mjaft i forte fizikisht me muskuj dhe linja te llahtaresheme,ishte dhe mjaft i bukur,shtat larte,per moshen qe kish,ishte dhe dukej me i burreruar,mustaqet sa i kishin djersitur,syte i kishte blu,fytyra si prej bronxi, se ai,gjithe kohen e kalonte ne ane te detit si ne dimer e ne behar,ishte qejflli peshku,dhe deti..zhytej e notonte mire,nderkohe qe Kristua rropatej se bashku me gruan e tij mbas atij te pakti kapital per te mbi jetuar te gjithe,mbas puneve te bujqesise e blegtorise me nje fjale gjithe diten ne pune dhe i tejlodhur.
Sokrati,s’degjonte dhe as donte te dinte c’thoshte e ema i vellai,apo edhe fshati,i cili s’kish pushuar nga fjalet qysh kur kishte rrembyer vajzen e “Kapedan”Polos,dhe te gjithe prisnin me shume kureshtje se c’do te ndodhte kur t’a merte vesh i ati,vellai i vogel i Sofise,Nashua,djali i Polos ishte moshatar dhe mik i tij,por Sokrati i kishte ngrene ne bese,me rrembimin e te motres.Dy vellezerit e Nashos,Sofua,dhe Mitrua ishin ne banden e te atit,kishin muaj pa zbrite ne fshat te takonin memen e tyre,Nashon e Sofine,ata mernin vesh per gjallesen e Polos dhe vellezerve, kur degjonin ndonje beme,vrasje a plackitje ne zonen apo treven ku kjo bande operonte,zone kjo qe kalonte kufite e nje shteti.
Polua, mbane tjater qe bere me i tmershem,thone qe kishte shtrire veprimtarine e tij edhe matane detit,pertej ishujve te Korfuzit dhe atje ai, kishte rekrutuar edhe pirate te tjere greke,kjo bande po merte permasa,gjigande,se nga c’kishin degjuar ne fshat,ata ishin bere ne tre grupe te medha,ku cdo grup kishte njezet a me shume njeres “trima” vrases dhe hajduta te sprovuar,kishin nje organizim te persosur kur ende i shpetonin thonjeve te qeverise.!Polua, si gjithmone ishte mbi ta,dhe organizatori,kush bente ter terr me te ai i vinte dhogat e varit ne cas,i hiqte koken.
Sokrati,as donte t’ja dinte per shtazerine apo egersine e te atit te Sofise,qe simbas fjaleve qe peshperisin ne popull,po ta kapte Polua ose te vellezerit Sokratin,do ta tredhnin nga koqet e me pas t’a thernin nga zverku per vepren qe beri, si nje kec,kjo ishte e vetmja e sigurte,por kete faj i cili ndeshkohej ne ato vite, mund t’a pesonte edhe bija e motra e tyre, Sofia, e cila qysh diten qe u rrembyen,nuk fliste as nje fjale po ikte si manare mbas “muskulmadhit” Sokrat,bashkeshortit te saj.
Me sa shihej Sokrati e donte shume Sofine,dhe ishte i ndergjegjshem per c’kishte gatuar,kishte nje kryenecesi e krenari,sa nuk pyeste per asnje,dilte ne qafe te burrave tek rrapi me nje tangerllek te pa pare,vishej dhe perpiqej te mbahej mire si dhender i ri,shkonte te djelave ne kishe sikur kishte bere hyner,se ne ato kohe s’te falte njeri per ndodhira te tilla,millin me thiken nuk e hiqte nga brezi,doreza e blirte e saj gjithmone vezellinte,atij,Sokratit,i kishte hypur vetja ne qejf,fshati nuk ja pelqente tangerllekun,burrat qe te dielave loznin me trec,duke levizur guret mbi plocat e gurta dhe duke rrekellyer nga nje gote rraki, e shikonin me perbuzje,bile disa thonin a…me mendje e jo me ze se plekseshin me te..aaa ne do zoti te zbresi Polua ose djemte sot, pa ky do dhitet ne breke,bile,kishte disa qe ashtu anash e anash i thonin,more djale je nxituar do te dali per keq kjo pune,po ku pyeste Sokrati,me egoizmin e tij…kush te dete le t’a provoje…thoshte gjithmone,mua me thone Sokrat i Ndrelekajve.
Fshataret qeshnin me ironi me budallalleqet e tij se ato shprenin force dhe nje egoizem te pa shoqe,po thoshnin…avash se do ta pesoje ndonje here ne zbricin ata nga ku jane…!.
Nuk vonoi,dhe Sokrati,mbasi fyeu te emen dhe u zu keqas me vellane,deri sa ariti ta godiste me grusht ne sy te shoqes Lefkothese e cila vuri ulerimen se po vriteshin vellezerit e duke ju lutur Sokratit,i cili e shtyu tutje si harbut,Kriston e shkrete i cili ishte babaxhan njeri dhe ndryshe nga i vellai, ate e donte i gjithe fshati si nikoqir dhe nje familjar i mrekullueshem,kishte miq e shoke te mire,por ja qe gjithe kete ekuiliber e prishi ai,i vellai”muskulmadhi”Sokrat. Nena,e mallekoi, e shau,dhe ju lut Perndise qe te mare hake,e beri lanet se i ra me qafe te vellait,asaj dhe te shoqes se vellait pa pune,ai Kristua e rriti,e ushqeu,dhe s’kish pse te perfundonte keshtu vellazeria,pse Sokrati ishte mos mirenjohes,pse e beri si Juda? Kjo e mundonte te emen e cila ishte grua e helmuar.U zhduk Sokrati me gjithe Sofine mbas grindjes se madhe,shkoi ne nje bodrum te shtepise se renuar te Selevestre te banonte,i vellai Ju lut te mos ikte te mos ndaheshin me gjithe zagarlleqe dhe fjalet qe kishte nxjere nga goja si harbut e njeri i keq,i tha dhe ju lut qe te jemi bashke,se bashkimi ben fuqine,e aqe me teper qe ti je plekse ne nje mesele qe do ta thyejne tangerllekun,po ku degjonte Sokrati.Ndersa Kristua vetem lutej te kthehej…!
U rregullua si u rregullua,me shtresa e me disa te pakta sende dhe filloi te banonte e te perballonte jeten,here duke vjedhur nga ndonje dhi,e here duke vjedhur bacat e botes,a duke gjuajtur peshk,vaji i ullirit nuk mungonte ne ato kohe,ndryshe nga Kristua qe rronte me nder…ai,Sokrati,u be tip i urryer per te gjithe,Sofia rinte si e pa fajeshme dhe e urte,ndosha edhe e frikeshme !
Kristua i shkrete,me gjithe harbuterine,egersine,mosmirenjohjen e vellait,here pas here niste njerez te cilet e lajmeronin qe te ndryshonte rruge,te kthehej tek e mbara te vinte tek ema dhe te rinin serish se bashku,po sic duket perendia e kishte mallekuar si njeri te pandreqshem…ndodhte qe ne qafe tek rrapi te shikonte me bisht te syrit te vellane i cili e shikonte me keqardhje dhe dashmiresi,Sokrati bente gjeste te papelqyera,njehere peshtynte ne toke e nje here kruante koqet per ta fyer,Kristua i shkrete ulte syte perdhe dhe nuk donte qe te tjeret te mernin vesh e te talleshin me ta duke u bere gazi i botes,ama fshati dinte gjithcka,ai, si me i madh qe ishte donte paqe e harmoni,ai sa ishin bashke,e kshillonte per te mire te tij por cdo gje vajti kot,e aqe me teper u kthye ne urrejte e gjithe miresia e tij.Sokrati vazhdonte te ishte i pa ndreqshem,dhe jo dashmires me vellane.U egersua pa as me te vogken arsye,as mall, agje nuk kishin te ndanin,se varferia ishte rrende.
Shpesh e ema e tyre,ne pezmatim e siper ngushullohej me veten kur thoshte se kjo pune ndodh me cdo dere,dhe i zinte me rradhe sipas sokakeve gjithe vellezerit…nuk gjeti nje shtepi ne fshat qe harmonia te ishte e perkryer,por kjo e te bijve ishte pak me e rrende dhe me ndryshe,ata, u qelluan e u vrane me shoishoq,i madhi nuk ktheu dore por i vogli ju hakerye pa pune,sa e mori vesh i gjithe fshati.Sa mire kalonin thoshte e ema kur ishin te vegjel,po pse more gjec belane sa more nusen,pa ardhe mire e mire ajo,na vure zjarrin…mire mire te shome se pas te vjen historia.A te heqte perndia mendjen,budalla!
Meria e te dy vellezerve ishte si nje ajsberg i madh,ku ne siperfaqe te ngrire te oqeanit dukesh pak nje segment i saj,ndersa brenda ishte sa gjithe “gjithesia” Kristua,rinte gjithmone i helmuar dhe i pikelluar,ndersa i vella ,iSokrati,po vazhdonte harbuterine me te,dhe per cudi gjithmone provokonte edhe ne sy te tjereve sher me te vellane,Kristua,filloi te rrallonte daljen ne pjace tek rrapi i burrave,aqe shume sa fshati e vinte re kete dhe shprehte keqardhej dhe urrejtje per Sokratin i cili sa dite kalonin aqe me teper kapardisej…e tundej, a… ne zbrite Polua,thoshte fshati.
Per cudi,kishin kaluar gati nje vit dhe as nje haber s’kishte mesuar fshati per Polon dhe njerezit e tij,nga Janina,kishin ardhe shume njerez nga te “Vezirit” qe germonin per kete bande,po as nje here fshati,nuk dinte ku ishte dhe c’bente Polua me te dy djemte…fshati qysh ne fillim e dinte se kishin ikur Greqise,dhe punonin me meditje cobane ne disa stane,po ku dinte gje fshati,bile kishin pyete edhe nje dite Sokratin per babane e nuses se tij te bukur,po ai, ishte pergjegje se i ati, dhe vellezerit,jane there pabesisht nga Greket…u munduan ata,te vertetonin keto fjale,por me kot ai u tha qe te ishin gjalle ai e te vellezerit, une nuk isha budalla te rrembeja Sofine…prandaj mos i kerkoni me kot..!Iken,ata,te qeverise,dhe Polon,se kapen ndonjehere.
Kaluan vite,ne mos dy a tre a me shume,Sofia e Sokratit,ishte bere meme me dy femije,djemte e Kristos,ishin pak sa te burreruar,e ema ,cdo dite lypisej e qante fatin e saj,burri i vdekur,femijet te percare,fshati pergojonte,femijet e Sokratit rriteshin pa gjyshe e gjyshja ishte gjalle,frika e Polos,existonte pavaresisht kohes,e cila mundohej te zhdukte gjithcka. Ajo,mallekonte cdo dite te birin ate drune e shtrember qe solli keto andralla fukarallekut dhe ndershmerise se tyre,Kristua vuante me shpirt per vellane,ai me gjithe ate e donte dhe perpiqej per nje harmoni,e vellazeri,s’kishte arsye pse te grindeshin e te perfundonte keshtu historia,pse,ku gabova une i shkreti,une e rrita,isha pergjegjes per te,s’me pyeti qe u martua,por edhe nuk e kundershtova,pse pa pune te prishemi,me gjithe ate o zot do vije dita te jemi serish bashke jemi vellezer e na ka bere nje nene kemi dale nga i njejti bark,keto mendonte i verferi Kristo,me shpirt e zemer,ndersa tjatri vetem shprehte urrejtje e fjale te poshtera per vellane aty ketu.
Per fat te keq,ne fshat u hap llafi se Polua,dhe piratet e tij sillen maleve perreth,nje frike e pa pare zuri njerezine,ata kishin frike dhe mbremjeve ktheheshin pa perenduar dielli nga puna,stanet mblidhnin bagetine me te rire te diellit,me gjithe qe Polua,ketyre aneve nuk kish bere hynere qofte vjedhje qofte vrasje,por te gjithe ja kishin friken,bile te gjithe burrat mbanin nga nje “hekur” me vete per vetmbrojtje,edhe graria kur shkonte ne mulli a per dru..me sopatat mprehur,bile nuk vonuan dhe spiunet te cilet cuan llaf edhe ne Janine,per ardhjen e tij ketej rrotull por me kot, as nje nuk dinte te verteten e Polos, ku ishte e c’fare bente vetem fjalet qarkullonin ne tym dhe te ndryshme.
Sokrati,perseri me tangerllekun e tij,nuk pati ndonje ndryshim,dilte si zakonisht e kapardisej si gjithmone,Sofia e kishte ndier friken dhe kerkonte shpesh te ktheheshin tek Kristua,te ishin bashke perseri,shko i thoshte te shoqit,kerkoi ndjese a lumezi ti je fajtori,i re me qafe,ike beje per hater tim…po tangerlleku dhe fryrja e “muskulamadhit”nuk begeniste,Kristos i ra ne vesh llafi i Sofise e me vrap dergoi njerez te pajtoheshin, nje here e dy here,po ai e perbuste miqesine e te vellait si zakonisht.
Nje dite e diel,burrat e grate te veshura mire e bukur dolen nga mesha e kishes dhe si ishte bere zakon burrat shkonin ne qafe te burrave, e grate kthehshin ne shtepirat e tyre,te mereshin me gatim e me punet e shtepise,femijeria vinin rrotull duke lozur e harbuar,zerat e te cileve dukeshin se do te sillnin nje dite te gezuar e me gaz !
Per bela,aty nga afer drekes,behu si vetetime Polua,me kacaket e tij si rrufe zbriti nga mali hipur mbi kuaj ,ata ishin si njerez te eger,te pa lare e te pa rruar,leshte e kokes i kishin deri ne kurriz ne mes te shpatullave,ai kishte si bande gjithe ata djem te rrinj te cilet ishin te armatosur, e jataganet e tyre te gjate,ndrisnin dhe shkelqenin nga dielli sikur te ishin prej drite mbi rrobat e tyre te shqyera e burruceve te zes me theke !
Me njehere rrethuan burrat, dhe te gjithe u vune si ne rreth te hekurt e ne dare…egersia e tyre dhe ardhja e befasueshme rrenqethi gjithe njerezine..Troku i kuajve ne kalldremet e gurta,leshonin xixa e shekndija nga patkojte..!.Mos te me levize njeri nga vendi tha Polua,te cilin sic ishte bere nuk e njofi asnjeri,por me shume e moren me mend qe ishte ai…gjithe njerezia priste me ankth dhe syte e te gjitheve u drejtuan tek “muskulamadhi”i cili nuk u trondit nga ardhja e tyre,por menjehere hodhi doren ne thiken qe kishte ne brez.
Kam ardhe tha Polua me ulerime duke bertiture me ze te larte e te eger… te cit hesapet me kete te pa besin,kete maskarane,qe ben cubin ketu ne fshat,dhe me ka rermbyer cupen,me as nje njeri nuk kam pune,po levizi njeri nga vendi do ta pesoje si ai…dhe ju tur “muskulamadhit”duke verngellyer jataganin mbi te…rrufeshem si nje skifetr qe turret ne kermen e tij,Kristua,i vellai,i cili u ndodh aty pak metra me larg, si zakonisht,i versulet Polos,i kap nga tehu ate,jataganin, duke e shtrenguar fort…me njeren dore pa bere as majtas as djathtas as para e as mbrapa,nderkohe…nje curil gjaku shpertheu nje heresh..nga dora e Kristos,.mos shtjere mbi te, ja ku me ke mua,ai s’ka faj,faj kam une vellai i madh i tij,prandaj,po godite ate,do vemi koke per koke,hapu nga rruga bertet Polua qe ishte bere si i mare,une do laj hesapet sot.Largomu te thashe…Jo ai eshte vellai im,dhe ti do kalosh mbi mua te vesh atje ..me more vesh…!
Asnje te mos levize nga vendi,edhe ju u tha kacakeve, antare te bandes se tij mos u perzjeni fare,kush leviz do ta pesoje si ai,dua,ti tregoj vendin vete…me plaku i fshatit,i cili ishte ngritur nga guret ku qe ulur…bertiti Poloooo,fute ne mill ate jatagan,se historia do te mallekoje,dhe do hapesh plage te pa mbyllura,po ku degjonte Polua sic ishte katandisur,si nje ujk,terhoqi nga dora e Kristos me shume force sendin e mprehur te celikte dhe i ra ne koke ja cau me dysh,Kristua per nje cast ende i gjalle,i flet te vellait…Sokrat…..Sokrat…me vrane…aman femijet dhe mos mere hak,ty duhet te jetosh….dhe ra shtrire perdhe.
“muskulamadhit”ju ndez gjaku,nxjer me shpejtesi rrufeje thiken e vogel dhe ne te qinda te sekondes,ju tur te dy vellezerve te Sofise te cilet i dalloi menjeheresh,Mitros dhe Sofos sa erdhen, dhe ne momentin kur njerzia mendonte se do te kishte pune me Polon,u dha nga nje thike ne zemer dhe i shtriu perdhe…bam njerit e per sekonde tjatrit…Sokrati ra mbi te vellane….dhe Polua mbasi pa qe djemte u theren bertiti boboooo c’me bere dhe me jataganin ne dore…nuk qelloi mbi Sokratin i cili ulurinte per vellane e vdekur…ne gjunje pa pase friken e jataganit mbi koke…Ai,ulurinte vella vella !
Polua uli jataganin i cili kullonte gjak, dhe nga syte i rrodhen dy pika lot !
Ne ikje e siper Polua tha:…ti thoni Sofise te rrite djemte….dhe ti porosite te shuhet gjaku… nxori bocopullen me rraki rrekelleu disa gllenka,u foli burrave te fshatit te cilet u mberthyen e ngrine ne vend nga ngjarja,ngrihuni se e beme dengelen,te shuhet gjaku njehere e gjithmone,moret vesh,dhe mos ngelte femije pa vella,po degjova te tilla gjera do ta djeg fshane…varosini me te gjitha hadetet si e mite edhe Kriston,une dola i humburi,po nuk do me trese dheu po te ndizet nje gjak i ri…degjove Nashoooo,degjome o zemer!
Dhe ne kulmin e zemerimit e te terbimit, vertik,u hipi kuajve duke bertitur boboooo une i varferi c‘gatova sot bobo c’me gjeti…as me vrau Perndia…o te mjeret djemt e mi o i varferi Kristo.. dhe bashke me banden e ngelur, u zhduk e nuk u degjua,as u bene me te gjalle per gjithe jeten.!
Me pas thane se u cmend,dhe ashtu sic ishte, ishte hedhur ne nje pus e ish mbytur !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s