DAN BROWN “SIMBOLI I GJETUR” DHE KUKËSI / Nga Azem PARLLAKU

 

1975129_10202450534117774_1511860190_n

 

 

DAN BROWN “SIMBOLI I GJETUR” DHE KUKËSI

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem Parllaku

 

 

 

 

Këto ditë të gjithë shqiptarët e çojnë nëpërmend Pranverën e 1999-ës, kjo për faktin se kjo ishte “Pranvera Shqiptare”. E sigurisht, e parë në kontekstin e stilemës “Pranvera Shqiptare”, ka një numër të konsiderueshëm arsyesh; Përse?!
Në një stinë si e tillë të gjithë shërbejnë, me të vetmin qëllim “Të kenë të korrura”.
Më datën 12 Qershor 1999, kush ka memorie, mbaj mend që  në Kukës është thënë “Flamuri shqiptar ka rebeluar” (Flamuri si simbol).
E vërtetë pikërisht aty në Kukës Flamuri duhej të rebelonte.
Në këtë nëpërmendje Dan Brown një nga shkrimtarët më të lexuar do të kishte mjaftueshëm arsye të shkrunte për një “simbol të gjetur”
Dan Brown, ky konspiracionist që të mbërthen në librat e tij shkruan për ezoterizmin si ndërthurja e sistemeve të mendimit filozofik, politik, kulturor e fetar. Për të ndërthurur këtë sistem, gjithëherë duhet “simboli”.
Në  “Pranverën Shqiptare”, si kurrë ndonjëherë shqiptarët ishin lidhur kaq fuqishem pas simbolit. Ky simbol shfaqej e anatemohej në trajta nga më të ndryshmet, ndërsa “vendi ku ai mund te gjindej”, ishte Kukësi.
Një gjë është e sigurtë,  por  Dan Brown  nuk do të “trillonte” me një liber të verdhë ku ngjarjet do të zhvilloheshin brenda 12 orësh, por në një trajtë ndryshe, ku ngjarjet kanë më shumë se dy heronj, njëherësh dhe kohë. Ku regjizoret kishin mjaftueshëm akses mbi skenar për të kënaqur producentet dhe shijet e publikut.
Kukesi u shendrrua ne pelegrinazh per cdo shqiptar, mbasi pikerisht ne Kukes “simboli” i mbante ata te bashkuar.
Keshtu pikerisht ne Kukes shkelqimi i “simbolit” ishte aq i madh per t’u bere i dashur, rezistent dhe i pavdekshem.
Ne keto dite kur shqiptaret po perkujtojne 15-vjetorin e shkelqimit me te madh te simbolit te tyre, cdo kuksian si une duhet te jete krenar.
Sot pas 15-vjetesh, gjithkush nepermendet, duhet te dije te vleresoje ne te tria dimensionet e tij kete qytet te “simbolit te gjetur”.
Kukesi ishte vendi i mikpritjes dhe bujarise. Kukesi ishte vendi i bashkimit dhe ndarjes per dramen dhe lavdine e te gjithe te shperngulurve nga Kosova dhe anasjelltas.
Kukësi ishte vendi ku Shqipria dhe NATO, bashkepunuan ngushtesisht, per faktin se ne Kukes ishte instaluar njesia ushtarake me e fuqishme e kohes per Shqiperine.
Kukësi ishte vendi ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte të instaluara Qendrat Stërvitore për trajnimin e të gjithë djemve dhe vajzave të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre u bënë frymëzim që çdo shqiptar të mbante në krah e në ballë simbolin tonë kaq të shtrenjtë,  Flamurin kuqezi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s