Në mbretërinë e ëndrrave me kristale të çmuara të dritës shqiptare / nga Baki Ymeri

foto nezir

Në mbretërinë e ëndrrave me kristale të çmuara të dritës shqiptare

baki

nga Baki Ymeri

 

Në kuadrin e Bibliotekës “Poezie albanez din Kosova”, këto ditë doli nga shtypi në Bukuresht një libër i ri i poetit Nezir Prokshi, me origjinë nga Kosova. Fjala është për vëllimin bilingual “Mbretëria e ëndrrave / Regatul viselor”, që e pa dritën e botimit në kuadrin e Shtëpisë Botuese Amanda Edit. Është një dhuratë modeste prej 100 faqesh që e përjetëson miqësinë letrare mes Kosovës dhe botës letrare rumune që na admiron. Guximi dhe përkushtimi për t’i afirmuar krijuesit shqiptarë në një gjuhë të huaj, nuk është një punë e lehtë, të cilën mund ta injorojë vetëm ndonjë maskara që vuan nga kompleksi i xhelozisë. Guximin e ndershëm e adhuron edhe Perëndia. Libri është i strukturuar në katër cikle (Guri, Hijet, Shiu i kodrës dhe Kohë idhnake), me subjekte atdhetare, sociale, meditative dhe erotike, i dinamizuar me një parathënie briliante të zonjës Monika Mureshan, poete, eseiste dhe autore e librit “Kosova letrare”. Po ia japim fjalën!

Për hartimin e një antologjie bilinguale të një autori, një nga punët më të rëndësishme është zgjedhja dhe rradhitja e teksteve. Duke i seleksionuar nga disa vëllime, tekstet kaplojnë një autonomi personale por edhe një identitet të ri. Kjo ndërlidhet me logjikën dhe me kriteriumet sipas të cilave autori, respektivisht përkthyesi, ia konvenojnë identitetin një libri të ri, që mund të përcaktojë madje edhe ndryshime sa i përket ritmit të brendshëm. Krijohen kështu, vlerat e disa teksteve të zgjedhura duke e parë dritën e botimit në një vëllim të ri, pa e lodhur trurin përmes ndonjë mundi special. Temat dhe motivet vetëvetiu shpërthejnë përmes një shkëlqimi të ri, edhepse në evolucionin e një shkrimtari, apo të ndonjë poeti, këto ndërlidhen me njëfarë raportimi të veçantë, me një eksperiencë që përjeton një përlindje të re, dhe me një realitet të nënkuptuar në këtë evolucion të ri.

 

 

portet nezir 1

 

Nezir Prokshi

 

Në totalitetin e tyre, këto tekste të seleksionuara, të zgjdhura nga „shporta” e pasur e një prodhimi të gjerë letrar që kaplon një periudhë prej disa dekadave, mund të sjellë një dritë të mirëseardhur mbi disa momente ekzistenciale, apo mbi problematikën e kohës, jehonat e së cilës nuk janë degdisur. Në rastin e parë, të sipërpërmendur, të autonomisë, pothuajse asgjë muk mund t’i kontrollojë pikëpjekjet e identitetit të dytë, kështu që mund të ballafaqohemi me befasi të reja, të këndshme apo të pakëndshme, si dhe me nostalgji apo interpretime të reja. Indiferent nga opcioni i autorit apo përkthyesit, në momentin e determinimit të këtij sqenari, që përfshin jetën, apo/madje, edhe një përjetim të ri, që e përmbush veprën e tij me kuptime, tema dhe motive, nyancime dhe aksente, askush nuk mund ta dijë se me çka do ta zgjojë kureshtjen e lexuesit libri i ardhshëm i një autori të përkthyer. Nuk është më pak e vërtetë se vetëm përmes kësaj rruge trasohet oportuniteti i fanitjes së një baze të re për diskutim, kur përmes një kundrimi panoramik, dhe gjithësesi emocionalisht të matur, të asaj inteligjence emocionale të përfituar vit pas viti, libër pas libri, përvoja me përvojën kontribuon për t’i kuptuar më ndryshe, më thellë, më me vëmendje dhe në mënyrë më autoktitike, etapat e përshkuara deri në tanishmëri.

Mu për këtë, përkulemi me ngazëllim dhe kuriozitet, mbi lindjen e kësaj vepre editoriale, dhe përpiqemi, nga bazat e neutralitetit, të shpërthejmë murin ndërmjet neve dhe autorit, ta kuptojmë, ta pranojmë dhe ta njohim. E potencojmë këtë, aq më shumë duke u nisur nga fakti se bashkëpunimi me Baki Ymerin, na ofron privilegjin për të njohur sa më shumë autorë të botës së sotme shqiptare. Nezir Prokshi duket se nuk mund të rivendikohet, as nga qielli dhe as nga toka, por nga guri. Gjithëçka përpëlitet në zemrën e gurit, shprehet ky, me fjalë të tjera, sigjestivisht. Nga ai u lind, në të u ndrit, si një lule guri, një bimë që pulson në të çarat e gurit.

Por, si çdo Icarus, ai përshkon përkundrazi, dhera e qiej, kalon nëpër dritë e hije, nëpër realitete të historisë (së lashtë apo aktuale), duke depërtuar madje edhe në legjenda. Autori shkruan një poezi të ashpër si guri, me një lirizëm të mirëdozuar dhe pa efekte të dobta stilistike që do t’ia lëndonin shprehjen e tij të drejtëpërdrejtë dhe elokuente, fakt i shpjegueshëm, se edhepse në vend të letërsisë ka studiuar drejtësinë, transparenca e tij duket po aq e rrëshqitshme dhe e lëmuar, siç mund të jetë vetëm ai i gurit, sepse është fjala jo vetëm për shkëmbinj e copa guri, por edhe për pyje e bjeshkë të tëra, për kristale të çmuara që e joshin dritën shqiptare. Ai është poashtu, herë i ftohtë, herë i nxehtë, herë i shqetsuar, porsi mali gjatë dimrit, dhe i hareshëm porsi një dritë pranvere. Gjendjet e natyrës, me krejt ciklin e saj të ripërtëritjes, apo të shuarjes, ia ushqejnë poetit shqetsimin e vargut, por edhe ia shumëfishojnë ngazëllimin e dashurisë. Kështusoj, poeti huazon dritë nga qielli dhe stërthellësi nga dheu.

Lidhja e tij me elemente të natyrës është e palëkundshme, e pashkëputur, e pamohueshme, njashtu siç është edhe njeriu – i patundur si guri. Vargu i tij nuk do të largohet kurrë nga këto pika madhore të referimit, nga baza solide e dheut dhe e gurit, që simbolizojnë në mënyrë të qartë historinë, qëndresën, traditën, stërgjyshërit, kulturën dhe qytetërimin e kombit të tij, si dhe dritën – si element aspiracional, qoftë kur është fjala për qëllime që duhen arritur, qoftë për pengesa që duhen përballuar, apo për përfaqësimin simbolik përmes ngjyrës së bardhë. Ballafaqohemi në vargjet e „Mbretërisë së ëndrrave” me gurin, hijen, efektet e dritës, pasqyrën, magjinë, shiun, bardhësinë, portretin e mamasë… – shprehje dukshmërisht të rëndomta, si „Metafora e legjendës”  apo „Shiu i kodrës”, por edhe me vargje të një shkëlqimi dhe sugjestioni të madh, si ato që shëmbëllejnë me një poemë të harruar „në qepallat e hënës/ një gur i hedhur/ në mbretërinë e ëndrrës.”

Jo rastësisht vëllimi hapet me poezinë-uvertyrë „As në tokë, as në qiell: „As në tokë, as në qiell/ 50 shekuj Dardani/ 2000 vjet Iliri/ Njëqindvjet Shqipëri// Shkëmbi/ Përmbrenda soll/ Bardhësi drite“. Gjendjet e saj afirmative ia shtojnë, sa sigurinë, po aq edhe përcaktimin, përmes një poezie me të vërtetë emblematike, të cilës i pason interogacioni: „Në çka do të shndërohem/ O zot/ Gur të më bëhen pranverat/ Poqese nuk e mbaj fjalën/ Për Plisin, Fisin e Lisin// Dua vetëbardhësi/ Si një ngjyrë tingulli në Univers/ Me peshën e mistershme.“ (Bardhësia e gurit), pas të cilit pason vizioni i mençurisë: “Din të rrish karshi shekujve/ Dhe rrënjosur në zemër/ E të betohet trashëgimtar/ Të mplaket.” (Zemra e gurit)

Po ia lëmë lexuesit kënaqësinë për të zbuluar valencat e panumërta në të cilat gjenden motivet e gurit dhe të hijes në trajtime të veçanta stilistike. Aq më shumë, ai do të pajtohet me faktin se inventika  poetike e autorit gëzon beneficione si pasojë e aftësisë së tij për t’i rrahur telit, për të zotëruar emocionet, pas një procesi të gjatë të autocenzurës dhe vlerësimit. Gjithëçka – fakte, ngjarje, kujtime, relacione etj., gjithëçka gjendet nën kontroll, ndërsa njeriu i qëndrueshëm porsi guri, demonstron se din të bazohet mbi forcën e tij për mirëkuptim, që don të thotë fuqia e inteligjencës së tij, dmth. empatia, ajo që, së bashku me simpatinë dhe besimin në vetëvete, duke ia shtuar kësaj edhe përvojën e tij, e ndihmon fuqimisht të kuptojë atë që po ngjet përrreth, dhe, aq më shumë, të ndjehet i përgjegjshëm për të gjitha këto.

Me fjalë tjera, poezia e Nezir Prokshit ka një mesazh, është një mjet përmes të cilit merr qëndrim si një eksponent i kështjellës. Flasim për një konstrukcion themeltar, e jo të rastësishëm. Është një zgjedhje e qëlluar dhe nuk ka asgjë livreske. Idetë pozitive dhe të dobishme nga të cilat gurgullojnë këto vargje, qëndrojnë në bazën e një plani arkitektonik të mirëstrukturuar në fjalë. Në këtë drejtim, kemi kuptuar edhe forcën e sugjestionit të disa poezive me të vërtetë të befasishme, përmes koncizionit të forcës, po qe se mendojmë se ato kanë si temë mrekullinë:  „Thanë së u lind/ Një kohë tjetër/ Si në përrallë/ Me shtatë krerë// I pari prek diellin/ I dyti nis vallën e Yjeve/ Në qiell/ Thonin/ Se nuk të pagëzuan/ Për shkakun së Vëllau/ Kishte vdekur/ Dymijëvjet më parë” (Portet i panjohur), si dhe „Duart e saj/ Kthyen kroin në gurë/ Dhe gurët u bënë shi/ Që biente në krua.“  Kemi kështu pra, përsëri e jo për herë të fundit, rastin për t’ia shtuar një libër të ri, raftit të miqësisë rumuno-shqiptare. (Monica Mure?an)

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s