Poezi nga David Boseta

Poezi nga David Boseta

 

EPITAF JETËS

Filiz të mbolla
me duart e mija
për ty u kujdesa
të ujita
të rrita
me ty u krenova
suksesesh të nxita
deri në fundin e ditëve
ku cdo fillim
ka një mbarim,
në mes të preva
me duart e mija
e, me trungun tënd
ndërtova
kryqin tim.

 

***

Një re e ngrysur ngarkuar shira vuajtjesh
larg reve të tjera në kaltërsi lundronte
bardhësinë engjëllore dikur ja kish marrë,
në qiell të paster,
një rrufe e zjarrtë.

Endej e vetme pa zhurmë, ngadalë
qiellit rendte ikjesh, sa më larg
në heshtje qante lot shiu pa pushuar
larg të gjithë atyre
që nuk donte ta shihnin të lënduar.

Por
dielli prej kohësh e kish parë
se dicka e mundonte rénë e pafaj,
me rreze të forta e ndriçoi përqafuar
dhe në vesh i tha:
Tani je më e bardhë
se kurrë më parë.

 

***

Kur ike
prej nxitimit kishe harru nji puthje
e gjeta njaty n’cep t’buzve t’mija
thashë po t’diftoj,
që mos ta kërkosh tjètër kund
kurdo që t’vish prèp
pa merak,
e ke te un.

 

***

Thonë se
të dashuruarit
kanë muzikën e tyre te preferuar
krejt ndryshe nga ajo që dëgjojnë të tjerët.

Thonë se
ata (të dashuruarit)
dëgjojnë me cdo shqisë të trupit
baladën e tyre kryevepër
me tinguj puthjesh,
rrahje zemrash,
me ritmin marramendës te ndjenjës.

Thonë se
kompozitorët më të njohur dështuan
dhe poetët më të famshëm bohemë
në fund e pranuan
që balada e zemrës
mbetet më i bukuri refren

Thonë se
të dashuruarit këndojnë
refrenin që ti ke në mend
këtë moment…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s