Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

P E N G U
(Tim vëllai Hamza, që na la para kohe, 
më 26 Gusht 1999)

Të tronditur,
vijmë ntë ndezim këtë copë tokë
me lule dhe të pathënat.
Ike pa folur,
për të më lënë edhe një peng.
Ndoshta nga zemërimi.
që nuk e mposhtëm dot vdekjen.
kur qendresa e shpirtit
mezi mbahej pas jetës.
Nëpër dritën
që ta mjegullonte vdekja,
kërkoja një shteg,
të mësoja, ç ’deshe të më thoshe,
si e kuptoja me shikim gjithmonë…
Vitet shpërthej brenda vetes
mbi ylber kujtimesh,
ujitur nga lotët nëpër shpirt,
kurrë s’të lëshoj.
Flas me lulet, barin, eren,
me shikimin tënd…
Në mos e kuptofsha,
do të pyes babën,
që I ke vajtur pranë.
Në mos ma thente as Ai,
dhimbja dhe malli le të ma tresë.

 

PASQYRË

Vese kameleonësh ndërrojnë lëkurë pushtetesh
Kurtheve, buzëqeshje mashtrimesh ndërtojnë
Të besosh e bijesh në greminë.
Erëra tërbimesh të thithin djersën, gjakun,
Malet e skllavërisë zbresin shekujve,
Nëpër mjegull,
Shpirtin të shtypin me dëshpërimin,
Mjerimin, varfërinë…

Lumturia buzëqesh në ndonjë petale pranvere
Fëmijëria rrokullisur nëpër frikë, uri.
Lakmitë papitur ngrihen nga varret
Therur, vrarë për pushtime, për ide…
Për një pemë, një gardh, një navlli…

Dhimbja godet me plumba kohe pas shpine.
Plagët bërë fole në shpatull dhe brinjë…
Veç puthjet si fantazma ngrohin njëra – tjetrën
Dhe shpresën nëpër acar dhe ngricë…
Sa herë dhimbja njerëzore… kolerë,
Na rrëmbeu mbi dhe…
Shpresa, tërheq nëpër terr e mjegull
E çalë, e verbër, me një patericë…

Kaloni shekuj turpi…
Stinë tradhëtishë…
Pjesë e kalbur nga trupi i mohuar…
Shekujt i hapën portat…
Shqiponja kudo shfaqet, të bashkojë qiejt
Kalorësit nëpër plagë, zbresin mbi erëra lirie
Të mbeten të përjetshëm në këtë truall!

12 Korrik, 2017

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s