20 VJET, NË KUJTIM TË NJË NGJARJEJE TRAGJIKE  PËR KOSOVËN… -Dush Zeqiraj, çdo vit vjen nga Peja, në Durrës / Nga: BAJRAM GASHI

20 VJET, NË KUJTIM TË NJË NGJARJEJE TRAGJIKE  PËR KOSOVËN…

-Dush Zeqiraj, çdo vit vjen nga Peja, në Durrës-

Nga: BAJRAM GASHI

 

Nga  e majta:  B.Gashi,V.Kona,D.Zeqiraj,M.Gecaj e S.Harka(Tiranë,30 mars 2019)

1.
Ashtu kishte ndodhur, 20 vjet më parë, nȅ marsakeqin e vitit 1999. Qindra-mijȅra familje shqiptare u larguan dhunshȅm nga trojet e tyre stërgjyshore, shumica nȅ drejtim tȅ shtetit amȅ, në Shqipëri. Atë fat të dhimshëm përjetoi edhe miku im nga Peja, Dush Zeqiraj.
Mbas dy ditȅ udhȅtim e rraskapitjeje, arrijnȅ në Shkallnur të Durrësit, te famlja “Gjuzi”. Na lajmȅrojnȅ dhe menjȅherȅ shkuam me furgon, i sollȅm nȅ shtȅpi dhe i strehuam. Pas pak ditȅsh, ata u vendosën pȅkohȅsisht nȅ qytet, nȅ banesa me qera. Kaloi njȅ vit dhe nuk e kishte harruar Dushi 30 marsin e 1999-es. Më pas, në 30 marsin 2000, veç ai kur lajmȅroi: “Mȅ prit te busti i Azem Hajdarit”, nȅ Durrȅs. “Do tȅ kujtojmȅ, sȅ bashku, 30 marsin e 1999-es”. Erdhi. Nuk po e zgjati shumȅ. Njȅzet “30-marsa”, me gjithȅ tȅ sotmin, ai i feston me familjen “Gashi”, në Shënavlash të rrethit tonë.

 

Nga e majta: V.Kona e M.Gecaj, me Dush Zeqiraj….

2.
Kȅsaj radhe, Dushi mȅ porositi nȅ telefon: ”Kur tȅ vij, dua tȅ mȅ njohȅsh me Viron Konȅn”. Kishte lexuar njȅ libȅr tȅ tij dhe i kishte pȅlqyer shumȅ. “Po, – i thashȅ dhe lajmȅrova shkrimtarin e nderuar, duke e informuar pȅrse donim  ta takonim. Ai m’u tregua i gatshȅm. Mbȅrriti Dushi, pikërisht nȅ Shȅnavlsh më 30 mars. Atȅ ditȅ ishim tȅ ftuar, bashkȅ me mikun krijues durrësakk, Kadri Tarelli, nga poeti I këtij qyteti, Vladimir Muça, nȅ përurimin e librit me poezi ”Dino Kalenja”-Hero i Popullit, vrarȅ nȅ luftȅ kundȅr pushtuesve nazistë. Aty pati edhe plot tȅ tjerȅ tȅ ftuar, si Besim Shahini, poetja e nderuar e drejtoresha e shkollȅs “14 Nentori”, Merita Thartori, Hasan Shahini, etj, etj.
Tȅ nesërmen, pra sot mȅ 31 mars, udhȅtuam pȅr nȅ Tiranȅ. E dinim lokalin ”Galexy-Bar”, sepse aty disa herȅ kemi pirȅ kafe me prof. Murat Gecaj, me tȅ nderuarin Viron Kona. Nȅ kafe ishte dhe shkrimtari dhe kritiku i nderuar Sejdo Harka. Lokali ndodhet nȅ fillim tȅ Bulevardit tȅ Ri të kryeqytetit. Ishte një takim simbolik, I bukur Prof. Murati i ka kaluar do vjet, por mbi 70 kurrsesi nuk mund t’ia japȅsh. I njoha duke u bȅrȅ paraqitje të ndȅrsjellta.

Po pinim kafe dhe muhabet tȅ ȅmbȅl.Ndȅrkohë, Vironi kishte marrȅ njȅ çantȅ, qȅ mezi e mbante nȅ duar. Aty kishte shumicȅn e librave të botuara tȅ tijat, të cilat i kishte shȅnuar qȅ nȅ shtȅpi: dhuratȅ pȅr mikun e tij tȅ ri, Dushin, sikur ta kishte njohur qȅ prej dekadash. Edhe prof. Murati kishte sjellȅ librin më të ri jetëshkrimor, “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë, 2018).. Çaste emocionante, ndjenjash njerzore e vȅllazȅrore, kur dhuronin e ndërronin librat dhe mendimet nȅ mes njȅri-tjetrit.
Vironi, si vlonjatas bujar dhe me shpirt njerëzor, tha: “Dushi, miku ynë prej Peje, sot njȅ vit, përsëri kȅtu!”
Dushi, nga kȅnaqȅsia, iu drejtua miqëve kryeqytetas:

“Tash e mȅsova rrugȅn edhe për te ju, hiç mos mȅ ftoni, se mȅ 30 mars, 2020, dhe nȅ kȅmbȅ do vij!”
Dushin e pȅrcolla te autobuzi,pȅr nȅ Pejȅ. Kur po ndaheshim, mȅ tha:

-Bajram, pȅr 5-vjet e ke sigurue Mirësinë…

Durrës më: 31 Mars 2019

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s