Poezi nga Sinan Vaka

 
Poezi nga Sinan Vaka
 
 
PARAJSA E HUMBUR
 
Me keqardhjen tënde e kam shpirtin plot.
Si mundem ta duroj natën ?!.
Mbi jastëkë errësohet një ngjyrë përqarjesh
dhe vjen ora që më rizgjohet vegimi.
 
Zemra më mashtron pamjen e fytyrës…
Më rindizen lulëkuqet e kërshërisë.
 
Trupi yt nën një mantel të tyltë,
më kthen misterin e endërritjes
dhe nën zjarr shikoj vjedharak misterin
e me pas luftoj tundimin.
 
Por hija e natës vdes ndaj mëngjezi
dhe gdhihem me parajsën e humbur .
 
 
VALLJA
 
Nga ritmi, hop u ngrit i pari
dhe tundi një shami në erë,
pastaj në çast sikur ra zjarri
u ngritën dhe dhjetra të tjerë.
 
E gjithë ritmit fluturak
plot vrulle shpirti si tërrmeti,
u josh në shpirt, u josh në gjak
dhe rendi foshnjarak poeti.
 
I druhej moshës që tinzare
me vitet të lëkund fuqinë,
por tej vërejti lozonjare
një tyl që ngjante me hyjninë.
 
Dhe e sodiste i ngazëllyer
i dukej ëndërr, që shpirti pret ;
Ajo nga larg i ngriti dorën,
Pastaj qiellore : – jo keq poet !
 
 
TRËNDAFIL PËRMETI
 
Mos më thuaj fshehur
Trëndafil me vesë,
Fjalë për të dehur
Zemra s’mund të presë.
 
Më çon lart në qiell
Humbur pranë zotit,
Me dy sy si diell,
Të lara prej lotit .
 
Mos më ngacmo kurrë
Me hiret e trupit,
Sepse unë jam burrë
Nuk i druhem turpit .
 
Do t’këpus petalet,
Si ndonjë i huaj,
Të lutem për hiret
Mos më bëj të vuaj.
 
Tretem për profumin;
Gjëmbash ku e gjete,
Ngadal’ po humb burrin,
”Të dua, për vete ”.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s