AKUZIM PUBLIK / Poezi nga Kadrush Radogoshi

 
Poezi nga Kadrush Radogoshi
 
 
AKUZIM PUBLIK
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
për krimet e bëra…
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
pse në klasën e parë
e kam vizatuar një rrugë pa fund
me shtëpi plot dritare dashurie
mbi të një qiell e në qiell një diell…
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
pse me shkronjat e mësuara legalisht
e lexova lirinë e ikur ilegalisht nga definicioni i vet
pse historisë ia tregova adresën e saktë të së vërtetës
para se të hyjë në muze
para se të mësohet mirë apo gabimisht në shkollë
e vërteta e strukur në jetën që m’i vodhi vargjet,
e vërteta e strukur në vargjet që ma vodhën jetën,
arenë antike e vonuar dy mijë vjet.
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
pse fëmijët i kam pagëzuar
me emra më të vjetër se dy mijë vjet:
Brikenë, Epikad
Brikena tash i ka mbushur më tepër se 2009 vjet
Epikadi i ka vetëm nëntë vjet më pak
e megjithatë janë të rinj, besa fëmijë
e luajnë me lodra që ua vjedhin babanë
aty për aty në mes të ditës apo natës…
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
pse besuakam në një tjetër zot
të pagëzuar mijëra herë në emër të herezisë
here Promete, herë Galile
Xhordano Bruno e Skënderbe…
 
Akuzohem, publikisht akuzohem
pse jetuakam në mes të Tokës e Qiellit…
 
(gusht 1986).

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s