Giacomo Leopardi
Kalendari poetik: Giacomo Leopardi (1798-1837)
Si sot, 224 vite më parë, në një familje fisnike në Rekanati (Marke), u lind Xhakomo Leopardi, poet, filozof, shkrimtar e gjuhëtar italian; një nga më të mëdhenjtë e Tetëqintës italiane dhe botërore. Emri i plotë i kontit Leopardi: Giacomo Taldegardo Francesco Salesio Saverio Pietro Leopardi. Ja përzgjedhja ime në vjetorin e lindjes së Poetit:
HËNËS
E hirshmja hënë, seç më vjen ndërmënd
tani që viti mbaron, mbi këtë kodër
vija këtu plot ankth e të kundroja:
ti qëndroje pezull mbi këtë pyll
kështu si tani, që gjithçka kthjellon.
Por dridhshëm, nga lotët mbi qerpikët
fytyrën të mjegulluar ta shihja,
se të vështirë e kisha jetën; njësoj si e kam
o hënë e adhuruar. E prapë më gëzon
ai kujtim, sadoqë dhëmbja ripërtërihet.
Oh, mirënjohje për kohët e rinisë,
kur e madhe shpresa, e shkurtër kujtesa,
sado atë të shkuar rri dhe kujton,
sado e trishtë, sado mundimi vazhdon!

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply