Jacques Prévert
Kalendari poetik: Jacques Prévert (1900-1977)
Më 4 shkurt 1900 u lind Zhak Prever, poet dhe skenarist francez. Shkrimet e para i botoi rreth vitit 1930 në revistën ku redaktor ishte Xhuzepe Ungaretti. Për disa vite punoi edhe në radio, ku pësoi edhe një aksident në rëndë; në vitin 1948 ra nga dritarja e radios poshtë në trotuar në Champs-Elysées, kjo i kushtoi disa javë në koma, por më pas e rimori veten. Poet i dashurisë Zhak Prever, e famshme poezia e tij “je suis allé au marché aux …” Por të gjitha poezitë e tij janë të bukura, janë të thjeshta dhe të thella; shpresoj t’ju pëlqejë kjo që përzgjodha sot për ju me rastin e 123 vjetorit të lindjes së Poetit:
S’KA SE SI…
S’ke pse i thua gjethes mos lëviz.
S’ka se si…është era!
S’ke pse i thua diellit mos lëviz.
S’ka se si… është nata!
S’ke pse i thua njeriut jeto përjetësisht.
S’ka se si… është vdekja!
S’ke si më thua “mos më duaj”.
S’ka se si…tani të kam parë!

© shqipëroi Maksim Rakipaj




























Leave a Reply